United Hospital

Mustafa: Sa më shpejt zgjedhje të reja, aq më mirë!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Qeveria e propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme. Ky rezultat lë vendin në një situatë të paqartë politike dhe me pasiguri për funksionimin normal të institucioneve.

Lidhur me situatën, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet aq më mirë.

Uji Dea

“Gjithësesi, zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë qytetarët tek të cilët kalon përgjegjësia. Sa më shpejt, aq më mirë!”, deklaroi Mustafa për IndeksOnline.

Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë 30 nëntori, 7 dhjetori dhe 14 dhjetori, ndërkohë që partitë nuk kanë arritur ende të formojnë një koalicion për qeverisje.

Situata tregon pasiguri institucionale dhe politike, ndërsa analistët paralajmërojnë se vonesat në formimin e qeverisë mund të ndikojnë negativisht në miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve kryesore të vendit./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.