ARKATANA

Mustafa: Rugova, personaliteti më i shquar i kësaj epoke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë homazhe te varri i tij. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.

“Sot po ja bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira . Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e Evropës, dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë qëtë ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave” , tha ai.

Fundamenti

Ai shtoi se Rugova ishte ai që hapi të gjitha portet e Kosovës drejt Evropës.