ARKATANA

Mustafa ripërsërit: JO kaolicion me PDK-në

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka riperseritur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në.

Kështu tha Mustafa në emsionin”Zona Zgjedhore” të KlanKosovës. I pyetur lidhur me këtë çështje Mustafa u përgjigj shkurt me “jo”.

Mustafa gjatë emisionit tha se si rrezik Lëvizjen Vetëvendosje, nga e cila humbi në garën për të parin e Prishtinës.

Ai tha se Shpend Ahmeti në Prishtinë fitoi me votat e partive tjera. Ai tha se për Prishtinën ishte krijuar një koalicion joformal kundër LDK-së.

“Unë mendoj se do të ishte jo e plotë të vlerësohet se Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë. Vetëvendosje ka fituar me përkrahjen e plotë të PDK’së dhe subjekteve tjera politike dhe koalicion joformal me partitë tjera kundër LDK’së”, tha Mustafa.

Mustafa: Nuk i besojmë policisë së Kosovës se politika i ka rrasur duart

Kandidati i LDK’së për kryeministër Isa Mustafa tha se nuk i beson policisë së Kosovës.

Isa Musatfa tha se do të donin që të besonin në policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.

Tha se në këtë sekktor ka ndërhyrë politika.

Mustafa tha se disa prej veprimeve të këtyre institucioneve ka dal se nuk ishin të drejta.

ARKATANA

Këtu, ai përmendi rastin e ish deputetit dhe kandidatit për deputet të kësaj partie Naser Osmani.

Mustafa: Nuk shohim rrezik nga VV, sepse s’mund të bëhen bashkë me partitë tjera.

Isa Mustafa, kryetar i LDK’së Isa Mustafa, tha se ka përvojë në vend dhe jashtë Kosovës dhe se është I provuar në qeverisje.

Ai tha se për listën e LDK’së për deputetë ka pasur shumë njerëz të kualifikuar por që për shkak të numrit të caktuar nuk mund të ishin pjesë e kësaj liste.

Ndërkohë ai tha se nuk e sheh si rrezik Lëvizjen Vetëvendosje, nga e cila humbi në garën për të parin e Prishtinës. Mustafa tha se Shpend Ahmeti në Prishtinë fitoi me votat e partive tjera. Ai tha se për Prishtinën ishte krijuar një koalicion joformal kundër LDK’së, transmeton express.

“Unë mendoj se do të ishte jo e plotë të vlerësohet se Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë. Vetëvendosje ka fituar me përkrahjen e plotë të PDK’së dhe subjekteve tjera politike dhe me një koalicion joformal me partitë tjera kundër LDK’së”, tha Mustafa në “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova.

Tani tha ai nuk ka rrezik nga Vetëvedosje, pasi tha ai partitë më s’mund të bëhen bashkë kundër LDK’së.

Tha se e kishte gjetur LDK’në në një gjendje të paorganizuar.

Tha se tani LDK është mobilizuar dhe e gatshme për zgjedhje. Sipas Mustafës, LDK ka demokraci të brendshme dhe është e hapur për të rinjt