Mustafa: Rezoluta shumë e rëndësishme për Luginën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rezoluta e miratuar nga parlamenti i Kosovës, është shumë e rëndësishme. Kështu është shprehur Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për mediat serbe.

Kryetari Mustafa ka shtuar njëashtu, se është e hera e parë që Republika e Kosovës në mënyrë institucionale po merret me përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë.

Mobi Casa

I pari i komunës, po ashtu i ka vlerësuar si të rëndësishme kushtëzimet e Beogradit me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se kjo është mënyra që të kemi të drejta si të serbëve të veriut të Kosovës që janë të parapara edhe me platformën e këshilltarëve shqiptarë të tria komunave, transmeton INA.

Mustafa gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e trysnisë nga faktori ndërkombëtar që duhet t`i bëjë Beogradit sikurse që bënë për serbët e Kosovës. Duhet bërë trysni poashtu edhe për lirimin e të burgosurve shqiptarë si dhe për pozitën e arsimimit të e shqiptarëve, në hapjen e fakulteteve ne gjuhën shqipe, ka shtuar mes tjerash Mustafa.