FIDANISHTJA

Mustafa: Reformat po krijojnë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci, ku u bisedua për mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve në projekte konkrete që lidhen me zhvillimin ekonomik në Kosovë, siç janë projektet në infrastrukturën hekurudhore, në efiqencën e energjisë, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahja e sektorit privat përmes bankave komerciale në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoipër progresin në Kosovë dhe për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të posaçëm për reformat fiskale dhe stabilitetin financiar që është arritur.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Mustafa prezantoi orientimet e mëtejshme të Qeverisë dhe mundësitë e zhvillimit në të gjithë sektorët e ekonomisë.

ARKATANA

“Qeveria e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, është përcaktuar që prioritet kryesor t’i jap zhvillimit ekonomik. Kemi bërë reforma të shumta sidomos të fushës fiskale, kemi miratuar në Qeveri Projektligjin për Investime Strategjike, i cili do të mundësojë investime të mëdha në Kosovë, kemi miratuar Ligjin për Garantimin e Kredive dhe një varg hapash të tjerë të cilët do të rezultojnë me krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Is a Mustafa, duke përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes me FMN-në.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci, vlerësoi të arriturat e deritashme në Kosovë.

Bernucci, gjatë takimit, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të Bankës Evropiane të Investimeve për projekte konkrete në Kosovë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.