GRANDEMALL

Mustafa reagon për deklaratën e Kurtit se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme zhduket opozita

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë konferencës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për zgjedhjet e parakohshme që po kërkon opozita, për çka u shpreh se nëse do të ndodhin do të zhduket tërësisht opozita dhe do të humbin.

Kjo deklaratë analistëve dhe qytetarëve ua solli në mendje deklaratën e ish-kryeministrit Isa Mustafa të bërë para 11 vjetësh për Prishtinën, ku kishte thënë se “Zgjedhjet në Prishtinë do t’i fitojë me duar në xhepa”, por që më pas i kishte humbur ato, raporton Zeri.info.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë Mustafa, i cili ka thënë se një deklaratë të tillë e kishte dhënë pas shumë punimeve e ndërtimeve që kishte bërë.

Fundamenti

“Në mandatin që kisha dhënë këtë deklaratë në Prishtinë kishim ndërtuar mbi 25 shkolla në qytet dhe fshatra, mbi 30 terrene sportive e shumë qendra mjekësore, kishim filluar me të madhe gjelbërimin e qytetit, punohej në përfundimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, në investimet në kogjenerim për ngrohje të qytetit nga TC Kosova B, punohej në ndërtimin e Sheshit Ibrahim Rugova dhe atij Zahir Pajaziti, përfundohej rruga B, që është shndërruar tani në qendër alternative të Prishtinës, përfundoheshin kolektorët dhe ndërtimi i rrugëve mbi ta në Lakrishtë dhe te banesat sociale, trajtohej unaza e jashtme e Prishtinës…. Këto nuk bëheshin me duar në xhepa, siç mendojnë disa sot”, shkroi ai ndër tjera.

Mustafa ndër tjera përmendi se në atë kohë të gjithë u bashkuan me Kurtin, por që sot të njëjtit duan ta rrëzojnë nga pushteti pas keqqeverisjes.

“Unë besoja në punët që i bënim. Atëherë u bashkuan të gjithë me z. Kurti kundër LDK-së; të gjithë këta që sot duan ta rrëzojnë. Deklarata e z. Kurti korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet. Qartë se ai nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike. Askush nga ta nuk shtron pyetjen se çfarë po punon Albini e ku po i mban duart, por çfarë thotë Albini, i cili e ka kuptuar mirë logjikën e opinionit. Prandaj para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinion”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.