Mobi Casa

Mustafa reagon pas letrës së Bidenit: Sinjal i qartë për çdonjërin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas letrës së presidentit të SHBA’ve, Joe Biden dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kanë reaguar shumë politikanë në Kosovë dhe Serbi.

Për këtë reagoi edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express.

Mustafa thotë se Amerika i njeh verat e qeverisjes Hoti dhe se letra e Bidenit për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë.

Uji Dea

“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një letre urimi, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në letër, Biden i thotë Vuçiqit të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke nënvizuar se ajo duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.