Fundamenti

Mustafa: Raporti financiar për vitin 2015 dëshmon stabilitet

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2015.
Kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë raportin vjetor financiar për vitin 2015. “Ky është një raport shumë i mirë që flet për stabilitet buxhetor dhe për performancë të shkëlqyeshme të buxhetit edhe në pjesën e të hyrave, edhe në pjesën e të dalurave, për kursime dhe po ashtu për një deficit, i cili është menaxhuar në mënyrë shumë të suksesshme”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, duke u bazuar në ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë ka paraqitur para Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2015.

Raporti i prezantuar nga ministri Hoti:
Në dhjetor të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Ligjin Nr.05/L-001 për Ndarjet Buxhetore për vitit 2015 si dhe Ligji Nr.05/L-046 dhe ku plani vjetor i pranimeve për vitin 2015 ka qenë 1,750,681,000 euro dhe plani vjetor i pagesave ka qenë 1,722,138,000 euro duke përfshirë edhe të hyrat vetanake të bartura nga viti 2014 në vitin 2015.

Pranimet buxhetore gjatë vitit 2015
Pranimet gjatë vitit 2015, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 1,690,349,000 euro që është 97% të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara.
– Të hyrat tatimore të mbledhura nga Doganat e Kosovës janë në shumë 951.8 milionë euro, apo 101% e planit vjetor të Doganave është realizuar.

Kjo rritje e të hyrave ka ardhur nga akciza e jashtme në kufi si rezultat i rritjes së sasisë së importit të derivateve, importit të birrës dhe rritjes së normës së akcizës për cigare dhe alkool krahasuar me vitin paraprak.

Fundamenti

Taksat doganore për importe si rezultat i ngritjes se performancës dhe rivlerësimit te vlerave te mallit gjegjësisht ngritjes se bazës doganore kemi rritje te të hyrave në ketë kategori .

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në kufi është taksa e fundit në kalkulimin e taksave të ndryshme doganore, kjo rritje ndërlidhet me ngritjen e bazës doganore të taksës doganore dhe të taksës së Akcizës në kufi.
– Të hyrat tatimore të mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës janë në shumë 332.7 milionë Euro.
Tatimi në të ardhurat e korporatave: rritja ka ardhur si rezultat i aktivitetit të shtuar të 20 tatimpaguesve në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht nga aktivitetet si industria, prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, veprimtaritë bankare, prodhimi i çimentos, tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimi i objekteve banesore dhe jo banesore, aktivitetet postare, dhe prodhimi i artikujve të plastikës për ndërtimtari.
Tatimi në të ardhurat personale (tatimi i mbajtur në burim): rritja ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të përgjithshëm të punësuarve gjatë kësaj periudhe si dhe efektit të plotë vjetor të rritjes së pagave të sektorit publik në prill të vitit 2014.

Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH): rritja ka ardhur si rezultat i rritjes së qarkullimit të deklaruar të ndërmarrjeve ku kontributin më të madh kanë dhënë sektorët si: prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimi i objekteve banesore dhe jo banesore, ndërtimi i rrugëve, aktivitetet postare etj.

– Gjatë vitit 2015 janë bërë kthime tatimore nga Doganat e Kosovës në vlerë prej 6.8 milion euro dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës në vlerë prej 28.7 milion euro. (Në kthime tatimore bëjnë pjesë: Kthimi i TVSH-së, kthimi i tatimit për korporata, kthimi i akcizës, kthimi i taksave doganore ).
– Të hyrat jo tatimore janë në shumë 49.4 milionë euro.
– Të hyrat vetanake të nivelit qendror janë në shumë prej 49.3 milionë Euro.
– Të hyrat vetanake të komunave janë në shumë 57.8 milion Euro.
– Të hyrat nga Taksat koncesionare janë në shumë 6.5 milionë Euro.
– Të hyrat nga Tantiemat janë në shumë prej 29.7 milionë Euro.
– Të hyrat e dedikuara të AKP-së janë në shumë prej 5.5 milionë Euro.
– Të hyrat nga Dividenta janë në shumë prej 15.0 milionë Euro. Huazimet nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare janë në shumë 45.4 milionë Euro.
– Pranimet nga Letrat me Vlerë janë në shumë 121.2 milionë Euro.
– Financimi i njëhershëm i AKP-së është në shumën prej 61.3 milionë Euro.
Pagesat buxhetore gjatë vitit 2015
Pagesat gjatë vitit 2015, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, janë 1,597.9 milionë Euro dhe paraqesin 93% të pagesave të përgjithshme vjetore të planifikuara:
– Pagat dhe rrogat në totalin e përgjithshëm të shpenzimeve marrin pjesë me 33%. Shpenzime për këtë kategori duke përfshirë edhe shpenzimet nga të hyrat vetanake të bartura në vitin 2015 janë 524.9 milion Euro ose 94% të planit vjetor për këtë kategori.
– Mallrat dhe shërbimet në totalin e përgjithshëm të shpenzimeve marrin pjesë me 11%. Shpenzime për ketë kategori ne vitin 2015 janë 182.0 milion Euro ose 92% të planit vjetor .
– Shpenzimet komunale marrin pjesë me 1% në shpenzimet e përgjithshme buxhetore dhe janë ne shumë prej 24.1 milion Euro ose 98% të planit vjetor për ketë kategori.
– Subvencionet dhe transferet në totalin e përgjithshëm të shpenzimeve marrin pjesë me 26%. Shpenzime për ketë kategori në vitin 2015 janë në shumë 418.0 milion Euro ose 95% të planit vjetor për ketë kategori.
– Shpenzimet kapitale në totalin e shpenzimeve të përgjithshme marrin pjesë me 25% që janë në shumë 403.8 milion Euro ose shprehur në përqindje 88% të planit vjetor për këtë kategori .
– Shpenzimet për servisimin e borxhit në totalin e përgjithshëm të shpenzimeve marrin pjesë me 2.8% që janë në shumë 44.8 milion Euro ose 101% të planit vjetor për ketë kategori.
3. Grandet e përcaktuara të Donatorëve
Pranimet nga Grantet e përcaktuara te donatoreve gjatë vitit 2015 janë ne shumë 13.3 milionë Euro
Nga ky fond gjate vitit 2015 janë bëre shpenzime në shumë prej 12.9 milionë Euro si dhe 0.4 milion Euro kthime të donacioneve.
4. Gjendja e fondeve me 31 dhjetor 2015
Pasuritë financiare në para të gatshme me 31 dhjetor 2015 është 256.5 milionë Euro.
Pjesë e këtij bilanci janë edhe fondet për qëllime specifike si:
Fondi i donatorëve 11.5 milionë Euro
Të hyrat vetjake 21.8 milionë Euro
Fondi në mirëbesim për zhvillim 8.6 milionë Euro
Të hyrat e dedikuara të AKP-së 0.8 milionë Euro
Fonde tjera në mirëbesim 12.7 milionë Euro
Viti 2015 është mbyllur me deficit buxhetor dukshëm nën rregullën fiskale prej 2 për qind të GDP. Deficiti buxhetor ka qenë vetëm 1.3 për qind e GDP-së, ndërkaq bilanci bankar i Qeverisë ka qenë dukshëm më i lartë se viti paraprak.
Përmes këtij menaxhimi financiar Qeveria ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara në programin e FMN-së.