FIDANISHTJA

Mustafa: Qytetarët po e shohin degradimin e komunës në të gjitha nivelet e edukimit parauniversitar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qëllim i parë dhe kryesori mbetet qeverisja krejt ndryshe e fushës së arsimit dhe e komunës tonë e që është bërë nevojë urgjente e qytetarëve. Ata, përditë e më shumë po e shohin degradimin e komunës së tyre në të gjitha nivelet e edukimit parauniversitar, por edhe në të gjitha fushat tjera të qeverisjes ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë

Sonte vazhduam në degë me konstituimin e komisionit profesional për arsim. Kryesues i komisionit me përkrahje të plotë u zgjodh Omer Daku, inxhinier i ndërtimit, me përvojë të gjatë në arsim dhe në planifikim hapësinor, ndërsa zëvendës i tij poashtu njëzëri u zgjodh Jetmir Jerliu, psikolog, zyrtar shumëvjeçar në drejtoratin e arsimit të komunës.

UBT

Ky komision ka për synim konstatimin e gjendjes aktuale në sektorin e edukimit në Gjilan, ka për detyrë poashtu që të komunikojë me publikun e gjërë të komunës për të gjitha aspektet në këtë fushë sikur që do ta bëjë poashtu edhe hartimin e një projekti të fuqishëm zgjedhor për arsim për zgjedhjet lokale 2021.

Komisioni mbetet i hapur edhe për dhjetëra profesionistë të tjerë të cilët do ta japin kontributin e tyre si përherë në degën e PDK.

Qëllim i parë dhe kryesori mbetet qeverisja krejt ndryshe e fushës së arsimit dhe e komunës tonë e që është bërë nevojë urgjente e qytetarëve. Ata, përditë e më shumë po e shohin degradimin e komunës së tyre në të gjitha nivelet e edukimit parauniversitar, por edhe në të gjitha fushat tjera të qeverisjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.