RCCOLA

Mustafa: Qeverinë do ta rrëzojë vota e qytetarëve

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa thotë se opozita mund ta rrëzojë qeverinë me një mocion, por nuk do ta bëjë këtë. “Duam ta rrëzojmë më mënyrë të rregullt me votën e qytetarëve”, tha lideri opozitar, duke paralajmëruar se nuk do nuk do t’i pranojnë më rezultatet që dalin nga vota të vjedhura.

“Zgjedhjet i pranojmë, pa të vdekur brenda tyre, sepse regjistrimi na tregoi se në disa raste kishte më shumë votues sesa banorë. Gjithashtu, duhet pasur vëzhgim ndërkombëtar, e jo vetëm nga OJQ-të e Kosovës. Ndërkohë, edhe duhet që të ketë përfundim të reformave”, ka thënë Mustafa në emisionin “Rubikon” .

Kreu i LDK-së ka thënë se presidentja Jahjaga do të gabonte nëse do t’i shtyjë zgjedhjet për vjeshtën e vonë. “Nëse futemi në terr, kush na garanton që nuk do të vidhen”, ka thënë Mustafa.

Kreu opozitar ka deklaruar se kurrë nuk mund ta arsyetojë sjelljen Gjykatës Kushtuese dhe disa aktorëve politikë në rastin e zhvillimeve pas nënshkrimit të marrëveshjes me Thaçin dhe Pacollin.

“Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se dalë të marrë mendimin e popullit. Çka pret populli nuk është detyrë e tyre ta përcaktojnë. Kur e patëm nënshkruar marrëveshjen u pata besuar të gjithëve, sepse kanë ndejtur me Kushtetutë në dorë”, ka thënë Mustafa, ndërsa e ka cilësuar pranimin e marrëveshjes si një akt demokratik për të mirë të vendit.

Por, Mustafa ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje e ka mbyllur mundësinë e marrëveshjeve të tilla në të ardhmen.

Ndërkohë, lideri i LDK-së ka deklaruar se për caktimin e partnerëve të koalicioneve do të vendoset në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. “Nuk them përfundimisht se me PDK-në nuk do të bëjmë marrëveshje. Por, me asnjë parti nuk e përjashtojmë për koalicion. Por, LDK do të fitojë sepse po punon shumë”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, kreu opozitar ka thënë se ata e kanë kuptuar se referendumi për miratimin e marrëveshjes në Bruksel nuk kishte ndonjë përkrahje nga faktori tjetër politik. “Jemi angazhuar gjithnjë për dialog me fqinjët, që nga koha e Rugovës. Diskursi negativ i deputetëve ishte çështje individuale. Por, kam diskutuar me Grupin parlamentar të LDK-së dhe e kemi pranuar”, ka thënë Mustafa.

Duke komentuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjen në Bruksel, Mustafa ka thënë se më së lehti është t’i thuhet dikujt tradhtar.

“Nëse marrëveshja implementohet do të jetë shumë më e mirë se gjendja aktuale në veri”, ka vlerësuar Mustafa.

Hidromorava

Ai ka shpjeguar se në disa takime me Albin Kurtin kanë diskutuar çështjet e bashkëpunimit në Kuvend. “Jemi pajtuar për disa çështje, por kemi pasur edhe qasje të ndryshme”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, Mustafa ka thënë se kabineti i Qeverisjes së Mirë i Prishtinës i krijuar nga PDK-ja nuk do të ketë shanse ta fitojë kryeqytetin. “Prishtina nuk është pronë politike e LDK-së, por kemi punuar shumë për qytetarët. Është e sigurt se do të fitojmë”, ka thënë ai.

Mustafa ka nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë prapë për kryetar të Prishtinës, edhe pse është përfolur se ai e synon postin e kryeministrit.

“Çdo opsion është i hapur. Nesër mund të jetë një kandidat më i mirë për kryeministër. LDK ka kuadro të mira”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka thënë se ‘kandidatura’ e Korb Sejdiut ka dalë në Facebook. “Se di a ka qenë vullnet i tij apo i miqve të tij. Por për këtë do të vendoset zyrtarisht nga organet e partisë”, ka thënë Mustafa.

Kreu i Komunës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në disa raste i kanë penguar projektet komunale për qëllime politike. Ai ka thënë se Prishtina ka bërë shumë projekte të infrastrukturës edhe pse ka më pak buxhet, për shkak se Qeveria nuk jep buxhet.

“Nuk e di se çka flet kryeministri Thaçi në Kuvend. Nëse do të kishin 10 milion euro për një kilometër siç bëhet në ‘Autostradës së Kombit’, do të kishim bërë shumë punë”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, Mustafa ka mohuar se ishte afruar politikut me kreun e LDD-së Nexhat Daci, në kohën kur po synonte të zgjidhej anëtar i rregullt i ASHAK-së. “Nuk është varur nga ajo çka ka thënë Daci. Më duket absurde. S’ka gjë të bëjë as me LDK-në as LDD-në, ka qenë vetëm në kuadër të projektit për koalicion e djathtë”, ka shpjeguar Mustafa.

Lideri i LDK-së ka thënë se tashmë objektivisht anëtarët e LDD-së po vijnë individualisht, ndërsa nuk ka nevojë për bisedime me kreun e LDD-së. /Telegrafi/