Mobi Casa

Mustafa: Qeveria të mos i ikën përgjegjësisë së negociatave përmes rezolutave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur një mbledhje, në pasditen e së mërkurës.
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, u është drejtuar gazetarëve, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes.

Ai ka treguar se për çfarë kanë diskutuar figurat udhëheqëse të LDK’së.

“Biseduam për rolin e LDK’së. Konstatuam se LDK’ja ka kultivuar relacione të mira me BE’në”, ka deklaruar Mustafa.

“Kemi punuar që t’i çojmë proceset përpara – ne duhet të krijojmë kushte dhe nesër simbolikisht të jemi anëtarë të BE’së”, është shprehur ai.

“Ne shohim arsye që gjithë qytetarët të kenë relacione të mira. Duke pasur përgjegjësitë reciproke që i kemi ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Mustafa.

Eco Higjiena

Kreu i LDK’së ka thënë se partia e tij mundohet të jetë faktor kontribues në Kuvend.

“Këtë rol e ka konfirmuar edhe më parë, e këtë do ta mbajmë – edhe nga këtu themi se e përkrahim dialogun, që të shkojë procesi i dialogut përpara dhe të jetë në interes të Kosovës”, ka thënë ai.

“Shohim përgjegjësi të institucioneve të Kosovës dhe shohim se ato duhet të kenë legjitimitet e këtë do ta marrin përmes votës së qytetarëve”, ka shtuar Mustafa.

Ai ka thënë se LDK’ja, si parti opozitare, do t’i ndihmojë dialogut.

Megjithatë, Mustafa ka deklaruar se LDK’ja kërkon që “qeveria të mos i ikën përgjegjësisë së negociatave përmes rezolutave”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.