KKVITI

Mustafa: Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një aviokompanie shtetërore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka një aviokompani shtetërore.

Madje, Qeveria nuk e ka as në agjendën e saj themelimin e një aviokompanie të tillë.
“Hapjen e një aviokompanie shtetërore nuk e kemi në agjendë sepse ne jemi në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”, tha Mustafa.

Kjo çështje u hap për shkak të problematikave të fundit dhe mashtrimit të disa aviokompanive që kanë bërë ndaj qytetarëve që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

Fundamenti

Mustafa tha se është i vetëdijshëm sa i përket problemeve që ballafaqohen qytetarët, por kjo bie në përgjegjësinë e agjencive private të fluturimeve.

Mustafa konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes masave ligjore ndaj kompanive private që merrem me këto çështje dhe masat përmes konkurrencës që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë.