UBT

Mustafa: Qeveria e ardhshme duhet të rrisë investimet në 700 milionë euro

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ekonomisti Muhamet Mustafa ka theksuar se rritja e tashme ekonomike rreth 4%, sado që shumë e quajnë solide për Kosovën, nuk është e mjaftueshme.

“Për të marrë drejtimin e duhur, duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milionë Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion në vit”, ka shkruar Mustafa.

FIDANISHTJA

Postimi i Mustafës në Facebook:

Marrja e një rruge zhvillimi ekonomik me ritme me te shpejta çfarë i duhet Kosovës mbetet edhe ne vitin 2020 është çështja me me rendësi. Rritja e tashme ekonomike rreth 4% sado që shume e quajnë solide për Konen nuk është e mjaftueshme. Ky ritëm i rritjes ekonomike jo vetëm qe është me tepër një rritje nga inicioni i disa faktorëve qe lidhen me stadin zhvillimor dhe disa faktorë qe vijnë nga jashtë, por është fragjil dhe jo e qëndrueshme. Për te marre drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika qe rritin ofertën e vendore te produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milion Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion ne vit. Ndërkaq te rritja e investimeve publike ka probleme te mëdha me deformimet ne strukturën e buxhetit qe janë krijuar me rritjen e pagave te sektorit qeveritar, pra me koston e la rte te Qeverise dhe administratës, një kosto tepër te larte për nivelin e zhvillimit te vendit . Ndërkaq rritja e investimeve private mbetet peng i dobësive ne qeverisjen makroekonomike , mos zbatimin e ligjit dhe korrupsioni i larte. Qeveria e re duhet te ballafaqohet me këto probleme jo te lehta . Nga ana tjetër situata ne shoqëri përgjithësisht mbetet peng edhe i defekteve ne krijimin dhe funksionimin e institucioneve qe prodhohen nga lufta primitive pulitke grupore e partiake për pushtet, duke e vene pushtetin si qëllimin primar për te servisuar kastat partiake dhe te interesit grupor politik e ekonomik. Mbeten shume te panjohura si se do te rrjedhin gjerat këtu, pas konstituiMit te legjislaturës se shtate te Kuvendit. A do te krijoje ky moment një praktike te re institucionale apo negociatat për pushtet do ta devalvojne edhe ketë dhe do te hyjmë ne një situate pritjeje, status kvo, e cila do te rrite apatinë me shume probleme shoqëruese degjeneruese. Uroj me qe te ndodhë e kundërta dhe te ketë një kthjellim ne logjiken dhe sjelljet e aktoreve politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.