Mustafa: Qeveria do të vazhdojë punën e saj deri më 2018

Në ditën kur janë bërë 17 vjet nga vrasja e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Maloku, kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar protestën e opozitës dhe atë se çfarë do të ndodh pas protestës së 9 janarit.
Mustafa shumë shkurt është përgjigjur se institucioni që ai drejton do të vazhdojë me punën e tij deri në fund të mandatit, 2018.
“Qeveria do të vazhdoj të punoj deri në vitin 2018…”, tha Mustafa.