Fundamenti

Mustafa : Qeveri sfilatash, qeverisje shterpë e me llafe të mëdha e të kota

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa ish kryetar i komunës për rajonipress tregon arsyet e ngecjes së qeverisjes Haziri në shumë fusha e sektor. Sipas tij argument tepër i fuqishëm për shkaqet e pasivitetit, për mungesë kreativiteti dhe për mungesë investimesh është mungesa e vullnetit për me e përparuar komunën. Kryetari që në ditën e emërimit të drejtorëve në fillim të mandatit ka treguar që nuk e ka nijetin me e ndreqë komunën – përkundrazi, e ka nijetin me e prishë e që u pa në këto gati dy vite të qeverisjes së tij.

Qemajl Mustafa ashtu siç ka vepruar edhe kur ishte në mandatin e tij qeverisës i hapur e transparent, vetëkritik e realist, edhe në këtë prononcim për rajonipress ka folur për të gjitha të metat që po përjeton qeverisja Haziri si pasojë e paditurisë, mungesë të profesionalizmit, mungesë të investimeve serioze, shkeljeve të shumta ligjore e tj.

Mustafa thotë se Haziri vendosi drejtorë të paditur, të papërvojë dhe të inkriminuar (njëri ishte i shkarkuar nga unë me arsyeshmëri të plotë, të shkruar, e tjetri bashkë me të gjithë inspektorët e tij ishte nën hetime dhe shqyrtim të administratës komunale). “Ngritja e zërit nga opozita për vonesë dhe për emërime të gabuara ishte me vend dhe kjo u pa këtyre ditëve me shumë vonesë kur kryetari u detyrua t`i ndërrojë gati gjysmën e drejtorëve. Por, ai do të ketë ende plotë telashe sepse nuk bëri kurrfarë zgjidhje me këtë rast. Ai sërish e solli në komunë militantizmin partiak dhe mungesën e dijes për të udhëhequr sektorë të ndjeshëm siç janë shërbimet publike, shëndetësia, zhvillimi ekonomik” mendon Mustafa.

Mustafa mendon se kjo qeverisje i ka huqur fare objektivat e proklamuara në fushatë zgjedhore. “Kryetari ka pas vënë prioritete e që ishin trajtimi i ujërave të zeza (siç po i quan ai vadat e Gjilanit), ujërat e pijes dhe zhvillimi i ekonomisë. Kjo qeverisje jo vetëm që nuk po vazhdon me trajtimin e projektit kryesor të lumit Mirusha, por po lejon që “ujërat e zeza” dhe flliqëtitë nga më të ndryshmet me ju futë brenda në komunë, në administratë. Në vend që të kemi disa miliona për Mirushën nga fondet qendrore kryetari edhe më tutje merret me premtimet e kota të ministrit të mjedisit dhe bën sfilata me vizita boshe qysh i patën ndodhë ato vizitat e shumta në fillim të mandatit nga të cilat ka dalë një hiq i madh e me të cilat lavdërohej e krekosej fortë kryetari”.

Uji Dea

Sipas Mustafës tek Hidromorava kemi të dhëna që ka vetëm ngecje dhe degradim të gjendjes dhe kjo është fare e pritur sepse procesi i stabilizimit të furnizimit me ujë, trajtimi i ujërave të zeza dhe të gjitha zhvillimet tjera me rëndësi për komunën duan “domaqin” të fortë, duan kujdestari 24 orëshe dhe çdo ditë prej fillimit e deri te fundi i mandatit. “Niveli i investimeve kapitale sivjet në komunë është i rendit tre milionë euro e hiq më shumë e që, është mjerim për këtë komunë kaq të madhe. Me një fjalë Lutfi Haziri dhe partia e tij janë bërë sinonim i mashtrimit dhe i manipulimit me besimin e qytetarëve sepse kanë pas premtuar shumë investime, shumë punësime, rend, disiplinë e ligjshmëri. Krejt çka po ndodhë sot është e kundërta. Ne së paku e kemi pasë ngritë zërin lartë për mungesë fondesh për Gjilanin dhe e kemi pasë kritikuar hapur hilen dhe neglizhencën e qeverisë, të ministrave e kryeministrit” shrtoin Mustafa.

Ish kreu i Gjilanit thotë se sa i përket zhvillimit ekonomik përveç panaireve dhe rëndimit me taksa çka tjetër bëri komuna për biznesin dhe hapjen e vendeve të punës?
“Thonë, me logjikën me të cilën ka ndodhë prishja nuk mund të ndreqen gjërat. Ky kryetar me elitën e tij në LDK (por edhe ne PDK) e ka sjellur Kosovën në kolaps ekonomik, politik e ligjor. E ka zhgënjyer aq shumë këtë popull sa mos me e dashtë më vendin e vet dhe me ia mësy me ikë “kah sytë, këmbët” – për jetë sadopak më të mirë!.
Kemi të dhëna rrëqethëse për furnizim të komunës me mallëra të dyshimta dhe me kualitet tjetër nga ai i kontraktuari. Kemi të dhëna zhgënjyese për ndërtimet pa leje e pa kritere duke i cenuar planet dhe zonat e tëra të qytetit si ndërtimi i lartë në Dardani, HIB-i në tokë bujqësore, ndërtesa pranë gjimnazit jashtë krejt normave urbanistike… Kemi të dhëna verbale për korrupsion dhe zhvatje të hapur në prokurim. Personalisht pata shpresuar se kryetari ka mësuar shumë nga të qënit në qeveri për shumë vite qoftë nga pozicionet e larta që i kishte, qoftë nga komunikimet me ndërkombëtarët me prejardhje nga vendet me ekonomi e demokraci të zhvilluar por, jo. Kam mbetur i habitur me mungesën e sensit për të ndryshuar dhe për t’u zhvilluar si personalitet në politikë.
Kryetari e politizoi komunën që në masë të mirë e patëm depolitizue dhe e stopoi progresin e komunës që funksiononte mirë dhe ishte plotësisht në shërbim të qytetarit të saj. E bëri këtë duke sjellur në komunë vetëm militant të tij, duke sjellur mungesë të dijes dhe mungesë të vullneti për punë”.

Mustafa tha se sinqerisht, ka shpresuar që së paku tashti me rishikim të bugjetit do të lëviznin gjërat në të mirë të komunës tonë sa i përket investimeve. “Më mbante shpresa se kryetari si “mega” lojtar i politikës së Kosovës dhe “jaran” me të gjithë liderët e koalicionit (edhe me Isën edhe me Hashën, me Remin, …) do të bënte “kërdi” me milionat që do t`i sillte në Gjilan. Kjo deri sot nuk po ndodhë. Mbetet me besue që sikur e njohim nga fillimi kur shkeli në qeverisje në vitin 2000 si i punësuar për herë të parë në jetën e tij, hiq më pak se si kryetar komune e deri më tash, përveç fjalamanisë, ky kryetar nuk mbahet mend për diçka të mirë, të madhe e të vlefshme që i ka sjellë komunës e Kosovës përveç dëmit të përhershëm me anarki, me decentralizim e devijim të procesit. Nuk i dihet, ndoshta këtë do ta bëjë me Luginën e Preshevës dhe me “lëvizjen e kufijve” dhe “unifikimin e shoqërisë shqiptare” sepse Luta këto i ka prioritet në programin e tij personal politik. Pale të shohim, por thonë “fshati që shihet kallauz nuk donë!”.

Mustafa mendon se po të ishin partitë opozitare në nivel të detyrës së tyre kjo qeverisje kishte “kolaptuar” që moti para bllokut opozitar në kuvend. “Është fat për këtë qeverisje që përveç ndonjë zëri opozitar aty e këtu dhe zbehtë askush seriozisht nuk po merret me ta. Qeveria jo se jo. Shpresojmë së paku që agjensioni kundër korrupsionit dhe prokuroria të merret seriozisht me këtë qeverisje të lodhur, keqpërdoruese e qëllimkeqe. Nëse edhe ata nuk janë në “frekuencë” të njëjtë me Lutën dhe qeverisjen e tij?!. Po shpresojmë që së paku te mekanizmat e kontrollit dhe të hetimit ka ndryshuar puna sadopak për të mirë?. Sërish: Pale të shohim!. Shpresa vdes e fundit thonë dhe mirë që është kështu” ka thënë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.