Mustafa protestën e zhegranëve e quan të huqur

Gjilan –Nëse e shihni sot pjesëmarrjen në protestë do të konstatoni që kjo protestë ka qenë politike sesa për hallet për rrugën. Pra kemi të bëjmë me disa njerëz të frustruar dhe me një manipulim politik nga këta njerëz tha Mutafa.
Qemajl Mustafa ka reaguar menjëherë pas protestës së zhegranëve. Mustafa tha për Rajonipress se ka shkuar special të hënën për tu takuar me të ashtuquajturën IQZH për ta sqaruar rastin e mosmirëmbajtjes së rrugës së Zhegrës .Jemi sqaruar që mirëmbajtja është kompetencë e Qeverisë-ministrisë së infrastrukturës.
Në takim kanë marrë pjesë Jehona Hyseni këshilltare e LDK-së në KK, Shemsedin Elezi nënkryetar i LDK-së në Zhegër,Nexhat Hajrullahu kryetar i nëndegës së LDK-së në Zhegër,Bardhyl Kadriu sekretar administrativ në degën e LDK-së në Gjilan,Arianit Sadiku nga Vetëvendosje.
Pavarësisht kësaj unë ju kam premtuar para tri javësh që nëse ministria vonon me mirëmbajtje atëherë ne si komunë do ta marrim përgjegjësinë dhe do ta mirëmbajmë.
Kjo IQZH nuk më ka paralajmëruar fare mua, por kanë caktuar datën dhe vendin për protestë. Nëse e shihni sot pjesëmarrjen në protestë do të konstatoni që kjo protestë ka qenë politike sesa për hallet për rrugën. Pra kemi të bëjmë me disa njerëz të frustruar dhe me një manipulim politik nga këta njerëz. Njerëz që i kanë ndërrua disa parti dhe që e shfrytëzojnë një kërkesë të ligjshme të qytetarëve të Zhegrës dhe të asaj ane. Unë rri bindshëm prapa zotimeve të mia si komunë,por adresa kësaj here ka qenë e huqur tha Mustafa.
Kurse zëdhënësi i komunës Shefik Surdulli duke reaguar për mënyrën e organizimit të protestës, brohoritjet, fyerjet dhe parullat tjera fyese që u shpërfaqën aty,tha s këto sjellje nuk janë në nivelin e kulturës sonë.
Zëdhënës i Komunës tha se, u pa se kjo protestë pati edhe ngjyrime politike gjë të cilën ne asnjëherë si institucione nuk do ta dëshironim. Në krye të kësaj proteste u dalluan si organizator, aktivist të drejtpërdrejtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes nga fshati Zhegër dhe fshatrat përreth. Megjithatë është e drejt e qytetarëve që të protestojnë, por jo ta keqpërdorin situatën dhe pakënaqësitë eventuale, sepse ne jemi të zgjedhurit e tyre, jemi ballafaquar dhe do të ballafaqohemi me qytetarë kudo dhe kurdo që ata kanë nevojë.
Lidhur me pakënaqësitë e qytetarëve të Zhegrës një pjesë të të cilave i shprehën edhe sot në protestë, siç është avarisja e rrugës për në Zhegër, qytetarët e Zhegrës kanë kërkuar t’i vizitoj kryetari i Komunës për të diskutuar problemin e rrugës së Zhegrës. Kryetari i Komunës përkundër angazhimeve të mëdha ditore që i ka pasur, ai në mbrëmje e ka vizituar Zhegrën dhe është ballafaquar drejtpërdrejt me qytetarët e pakënaqur të Zhegrës, me ç’rast ia ka sqaruara çështjen e rrugës, ndërsa meremetimi i rrugës në Zhegër ka filluar.
Rruga e Zhegrës bie në infrastrukturën e rrugëve regjionale që i mirëmban Ministria e Infrastrukturës dhe kjo po ndodh. Gropat në rrugën e Zhegrës kanë filluar të mbushen me asfalt në kuadër të projektit të ministrisë për mirëmbajtjen verore të rrugëve deri në një zgjidhje më të mirë për këtë rrugë.
Edhe pse kryetari i komunës sot nuk ndodhej këtu (ndodhej në një takim zyrtar në Prishtinë), bashkëpunëtorët e tij iu ofruan takim një delegacioni të protestuesve, për të biseduar dhe pranuar kërkesat e tyre, por fatkeqësisht ata e refuzuan këtë me fyerje dhe diskreditim të udhëheqjes së Komunës.
Komuna e Gjilanit me tërë kapacitetet e saja është në agjendë për të plotësuar nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, duke filluar nga infrastruktura rrugore, arsimore, shëndetësore etj. Përkundër vështirësive tona buxhetore Komuna bashkë edhe me qeverinë dhe donatorët e tjerë megjithatë i ka shtri investimet e saja edhe në këtë lokalitet.
Kemi ndërtuar shkollën e re, asfaltimin e disa rrugëve në fshat, ujësjellësin, ndriçimin publik, kanalizimet etj. me ambiciet edhe për investimet tjera të reja që ka nevojë jo vetëm Zhegra por edhe vendbanimet tjera në Komunën e Gjilanit. Ne jemi këtu për qytetarët tanë pa dallim dhe do të jemi në shërbim të tyre pavarësisht protestave të këtij lloji, por kërcënimet dhe fyerjet e disa individëve siç ndodhën sot në këtë protestë për ne janë të papranueshme dhe nuk e ndërrojnë agjendën tonë të punës në zhvillimin e Komunës tha Surdulli./rajonipress/