ARKATANA

Mustafa: Propozimi i Kurtit që serbët të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa tha për Gazetën Express se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në zyrën ndërlidhëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

Sipas tij, qëndrimi i Kurtit për të lejuar votimin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse është mashtrim i popullit, pasi që në Kushtetutën e Republikës së Kosovës askund nuk shkruan se është kushtetuese të votohet në zyrë ndërlidhëse dhe kundërkushtetuese të votohet në vendvotimet e asistuara nga OSBE-ja.

Ish-kryeministri Mustafa thotë se është esenciale të dihet se a do të lejohet apo nuk lejohet një referendum i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Kjo është forma, me të cilën po merren institucionet tona. Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës ndërlidhëse; kështu vetëm se kamuflohen para qytetarëve. Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk shkruan se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuara nga OSBE , kurse është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse. Kjo është demagogji dhe farsë. Në fakt ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë çështje e shtetit serb jo e Kosovës. Është çështje e sovranitetit shtetëror të një vendi”, tha Mustafa.

Ai tha se qëndrimet e Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Kurti nuk janë të qarta.

Mustafa tha se institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre.

“Institucionet e Kosovës, përkatësisht Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri nuk janë të qarta në qëndrimin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e serbeve të Kosovës në referendumin e Serbisë. A lejohet apo nuk lejohet një referendum i një shteti tjetër në një shtet tjetër, sepse kjo është esenca. Nuk është esenciale se a do të votojnë serbet në Kosovë në vendvotime përmes OSBE-së, apo përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë; me postë apo në mënyrë digjitale”, tha Mustafa.

FITORJA

Ish-lideri i LDK-së tha po ashtu se as deklarata e vendeve të QUINT-it nuk është e qartë, pasi sipas tij këto vende shprehen për referendumin kombëtar të Serbisë, që në fakt sipas tij, është referendum shtetëror i Serbisë.

“Institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre. Deklarata e sotme e QUINT-it flet se institucionet e Kosovës nuk e kanë bërë punën e tyre. Nuk do ta bëjë as rezoluta e Kuvendit. Në vend të kësaj është e domosdoshme të bisedohet dhe të binden partnerët tanë se në Kosovë nuk duhet të mbahet referendumi serb. Është e rëndësishme që edhe opozita të ketë kujdes në fjalorin që po e përdorë dhe në cilësimet e referendumit, sepse përmes tyre cilësohen edhe vendet e QUINT-it si mbështetëse të këtij referendumi”, tha Mustafa.

Partitë opozitare në vend i kanë dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Për kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, është antikushtetuese mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai ka deklaruar për Express se kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook se partia e tij pret respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ndërkaq zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar për Express se ky referendum është përpjekje për ta ushtruar sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.