RCCOLA

Mustafa: Problemi ka marrë dimension përtej sallës së Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është e vështirë që të përshkruhet gjendja e cila po e përcjell vendin, dhe se për këtë ka thënë se duhet të sanohet.

“Ne e kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk duhet t’i zgjidh më problemet tona. Nuk shoh askënd tjetër pos neve këtu, Kuvendi e Qeveria që ta sanojnë këtë gjendje. Nuk është Rezoluta 1244, e as UNMIK-u që duhet ”, ka thënë Mustafa.

Por Mustafa ka shprehur bindjen e tij se opozita ka kërkesa të tjera përtej atyre që po i proklamon për Marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi.

Hidromorava

“Dimensionet e problemit nuk janë vetëm të Kuvendit por po kapërcejnë gjendjen në Kuvend, duke djegur makina zyrtare e duke dëmtuar pronën publike. Ne jemi të obliguar ta mbrojmë këtë pronë”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Ftoj opozitën që të paraqesë kërkesat e veta reale, sepse Asociacioni dhe Demarkacioni nuk janë, sepse këto janë të zgjidhshme, edhe njëra edhe tjetra. Nuk mbrohet sistemi kushtetues duke rrënuar kushtetutën e duke rrënuar Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa më tej.

http://koha.net/?id=27&l=89028