Mustafa pritet masovisht në Livoç të Ulët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ne do të fitojmë falë angazhimit të strukturës shumë të madhe të PDK-së që është e shtrirë gjithandej dhe që përditë e më shumë po mbledh rreth vetes njerëz të rinj ka thënë Qemajl Mustafa.

Tubimi elektoral në fshatin Livoç të Ulët i organizuar masovisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj Qemajl Mustafa.

Janë bërë shumë investime, si në ujësjellës, asfaltim të rrugëve, ndriçimit publik por kështu do të vazhdohet edhe më tutje në projekte të tjera që Livoçi nuk do të jetë më një fshat por lagje e Gjilanit.

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa ka thënë se nuk do të ndalemi në atë se sa është punuar këtu por kështu me këtë ritëm të investimeve dhe shumë më tepër do të vazhdojmë edhe më tutje për të mirën e qytetarëve të gjithë hapësirës së Komunës.

Ne do të fitojmë falë angazhimit të strukturës shumë të madhe të PDK-së që është e shtrirë gjithandej dhe që përditë e më shumë po mbledh rreth vetes njerëz të rinj ka thënë Qemajl Mustafa.

Ai ka thënë se banorët e Livoçit e dinë më së miri se ku ishte ky fshat para 007 dhe ku është sot, ju i dini bilancet e investimeve deri në vitin 2007 dhe pas këtij viti. Jeni njerëzit që më së miri e vlerësoni punën tonë, pra qytetari është ai që e vlerëson se sa kemi punuar.

RCCOLA

Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me investime të intensitetit edhe më të shtuar sepse bashkë me kryeministrin ne e kemi dëshmuar se mund të punojmë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Ne së bashku me zotin Thaçi kemi nisur dhe përfunduar projekte që të tjerët vetëm i kanë përmendur.

Mustafa ka thënë se votat e PDK-së mbajini dhe sjellni edhe të tjera, ngase ky mobilizim që është në këtë fshat është edhe në të gjitha lagjet dhe fshatrat tjera, po ashtu ai ka thënë se festa ka filluar tashmë herët dhe atë do ta begatojmë më tre nëntor në qendër të qytetit, me pranin edhe të juve nga ky fshat.

Ne jemi fitues, jemi sjellur si fitues edhe gjatë fushatës por edhe para fushatës elektorale, ngase fitorja jonë është garantuar qysh nga viti 2008 e deri më tani, por edhe për katër vjet, do ta ndryshojmë edhe më, Gjilanin dhe pas katër vjetësh do të jetë shumë më e lehtë fitorja e PDK-së.

Gjilani vetëm para katër vjetësh ka filluar t’i ngjaj një qyteti të urbanizuar, sepse ne kemi hapur mundësi për të gjithë. Gjilani është vend ku qeverisja lokale ka krijuar mundësi për të gjithë si për investime, biznes, zhvillim etj.

Ai ka thënë se PDK, përditë po rritet, nga të gjitha lagjet dhe të gjitha fshatrat. Në fjalën e tij kryetari Mustafa ka kërkuar nga banorët e Livoçit ta mbështesin fuqishëm kandidatin e tyre për këshilltarë komunal, Kudret Rexepin dhe PDK-në.

Ndërsa Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izmi Zeka, ka thënë se fitorja e PDK-së është e sigurt, dhe siç ka thënë ai nëse të gjitha rrugët të qojnë në qendër të qytetit, këtyre ditëve të gjitha rrugët të qojnë në fitoren e madhe të Qemajl Mustafës thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/