GRANDEMALL

Mustafa prezanton projektet milionëshe, flet për punët e këqija të Lutës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa të premtën ka prezantuar projektet dhe plan programin e tij katërvjeçar të qeverisjes. Mustafa është marrë me gjetjet dhe projektet e trashëguara që ka lënë Lutfi Haziri, pastaj ka folur për investimet në mandatin e tij dhe në fund ka prezantuar edhe programin fitues të PDK-së.

Në katër vjeçarin e ardhshëm Qemajl Mustafa dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me qytetarët dhe donatorët ndërkombëtar parashikon të investojë mbi 135 milion euro.

Mustafa në një takim me mediet ka prezantuar projektet e tija të hartuara nga profesionistët, si dhe ka folur dhe akuzuar kohën e Lutfi Hazirit dhe një pjesë të diskutimit e ka orientuar edhe në programin fitues të PDK-së.

Mustafa duke folur për periudhën e Lutfi Hazirit tha se ishte kundërkandidati im që e copëtoj Gjilanin përmes decentralizimit.”Edhe pse decentralizimi ka qenë propozim ndërkombëtarë megjithatë ishte pakujdesia e Lutfi Hazirit dhe ishte ai kurbani i tij që lejoj zgjerimin e pakuptueshëm të Komunës së Novobërdës duke i marrë territor Gjilanit”.

Mustafa si dobësi të qeverisjes së Hazirit ka përmendur edhe kohën e tërmetit të vitit 2002 ku sipas tij Kompania “Agrohermes” kishte shpërndarë material pa kurrfarë kriteri.”Agrohermesi ishte kompani militante e LDK-së dhe realisht gjatë shpërndarjes së ndihmave nuk kishte kritere dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi për këtë punë edhe pse janë dhënë rreth 1.25 milion euro” tha Mustafa.

ARKATANA

Mustafa si dobësi të kohës së LDK-së dhe Hazirit ka përmendur edhe ndërtime e larta, konfliktet e trashëguara me Bashkësinë Islame, bukuroshja e qytetit, deponia sanitare etj. “Luta nuk ka moral publik sepse i ka gënjyer banorët e Uglarit , i ka gënjyer banorët e lagjes së tetë se do ua sjell ujësjellësin ndërkohë që ajo punë është kryer tash e një vit”.

Mustafa ndërkaq duke folur për katër vitet e ardhshme të qeverisjes tha se janë paraparë mbi 135 milion euro investime dhe nga këto mjete vetëm 4 milion euro janë nga të hyrat vetanake.”Nuk do të preket as dëmtohet buxheti i qytetarëve sepse burimet financiare e kemi lehtë t`i gjejmë nga donatorët. Kemi projekte të mira dhe ambicioze dhe asnjë donator nuk do të refuzojë” tha Mustafa.

Mustafa tha se do të ketë investime në infrastrukturë, edukim, arsim, kulturë, agrokulturë, zhvillim ekonomik, administratë, terrene sportive, shëndetësi etj.

Si projekte të mëdha mbeten hyrjet- korsit nga Rruga e Prishtinës, Bujanocit dhe Ferizajit dhe Preshevës si dhe trajtimi profesional i ujërave të zeza./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.