Fundamenti

Mustafa, premton ndihmë bizneseve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka premtuar bizneseve përkrahje për fuqizimin e mëtutjeshëm të tyre. Këtë premtim kreu i Qeverisë e ka dhënë gjatë vizitës që i ka bërë Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2015”.

Mustafa ka thënë se Qeveria po angazhohet për hapjen e vendeve të punës dhe konkurrimin e bizneseve kosovare në tregun rajonal dhe evropian.

“U premtova bizneseve që do t’i përkrahim, do të orientojmë Qeverinë në stimulimin dhe nxitjen e bizneseve, në hapjen e vendeve të punës dhe konkurrencës sepse ne nuk jemi të interesuar që të kemi biznese vetëm në Kosovë, por jemi të interesuar që bizneset tona të dalin dhe të konkurrojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian”, ka deklaruar Mustafa.

I pari i ekzekutivit të vendit po ashtu ka thënë se edhe në këtë Panair ka vërejtur se situata është më e mirë sesa prezantohet.

Fundamenti

“Natyrisht se kanë kërkesa që t’ju ndihmojmë edhe më tepër sa i përket politikave fiskale dhe politikave zhvillimore, në mënyrë që ata ta kenë më lehtë, por të gjithë janë perfeksionuar në fushën e tyre, produktet i kanë shumë të mira, i kanë konkurruese, jo vetëm brenda, por edhe në tregun regjional dhe në tregun botëror dhe kanë krijuar stabilitet”, ka shtuar Mustafa.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, duke folur në emër të bizneseve u shpreh i nderuar me vizitën e kryeministri të vendit, duke thënë se kjo është edhe një dëshmi që për kabinetin aktual, prioritet kryesor është zhvillimi ekonomik dhe mbështetja e sektorit privat.

“Vizita e kryeministrit është një motivim dhe inkurajim për sektorin privat dhe besoj që është një motivim shtesë që të jemi të orientuar bashkërisht drejt sektorit privat dhe zhvillimit të tij, si i vetmi sektor që mund të gjenerojë stabilitet ekonomik dhe stabilitet social, si dhe mbi të gjitha të përmirësojë imazhin e Kosovës dhe të promovojë vlerat integruese”, u shpreh Gërxhaliu.

Ndryshe, në këtë Panair kanë marrë pjesë rreth 150 biznese nga Kosova dhe rajoni dhe ka qenë i hapur për 4 ditë radhazi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.