Mustafa porosit shërbyesit civil: “Mos lejoni që fushata të ndikojë në punën tuaj”

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ju lutem kryeni punën tuaj zyrtare duke mos lejuar që fushatat elektorale të ndikojnë në punët tuaja institucionale. Realisht sistemi institucional duhet të jetë imun dhe të mos ndikohet nga proceset zgjedhore ka porositur Qemajl Mustafa shërbyesit civil komunal.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa në kohën e pauzës është takuar me Shërbyesit Civil të Komunës së Gjilanit, me ç’rast ai i ka falënderuar të gjithë për punën e madhe që e kanë bërë nëpër sektor të ndryshëm.

Ai tha se puna juaj ka bërë që Komuna të jetë më e mirë më funksionale dhe po kjo punë ka ngritur edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj Komunës, institucioneve dhe shtetit. “Qytetarët janë ata që me besim, ndërtojnë institucione, e mbajnë me buxhet, por edhe i marrin të mirat e ndryshme duke u nisur nga shërbimet e deri te infrastruktura. Jam shumë krenar që Komuna e Gjilani sot është në shumë fusha e radhitur si Komuna e parë edhe në disiplinë, angazhim, dinamikë të punës, në dhënien e shërbimeve në administratë, në punën e rregullt të Kuvendit, në infrastrukturë, në qëndrueshmërinë e projekteve, mirëmbajtja e projekteve, toleranca ndëretnike, ndër-njerëzore dhe ndërfetare.
Këto janë elemente janë mesazh i fuqishëm te Qeveria e Kosovës, te partnerët tanë ndërkombëtar, te donatorët etj, që ne jemi në rrugë të mirë, për të nderuar shtetin tonë i cili është garant yni për jetë të sigurt, të mirë, jetë kreative të individit dhe të familjes”.

Ai gjithashtu i ka porositur ata edhe për këtë fazë zgjedhore në të cilën po hyjmë, duke kërkuar nga ata që të punojnë kështu, me rregull edhe më me saktësi dhe mos të lejojnë të ndikoj fushata elektorale në punën e tyre zyrtare.

Eco Higjiena

Mustafa ka thënë se kjo është një fazë e cila kalon dhe përsëri duhet të punojmë të gjithë së bashku. “Ndaj punën duhet ta bëni siç e keni bërë deri më tani , por edhe më mirë pse jo. Ky proces zgjedhor është i rëndësishëm dhe jo rastësisht është projektuar në shoqëritë demokratike që mesatarisht çdo katër vite të kemi procese zgjedhore, sepse është kohë e mjaftueshme për ta fuqizuar besimin ndaj dikujt apo edhe për ta ndishku dikë me besimin qytetarë”.

Ai ka thënë se është e lejuar që secili që simpatizon një subjekt a kandidat ka të drejtën ta mbështesë cilindo që ju e mbështetni, por kjo fushat elektorale duhet të bëhet vetëm pas orarit të punës. “Ju lutem kryeni punën tuaj zyrtare duke mos lejuar që fushatat elektorale të ndikojnë në punët tuaja institucionale. Realisht sistemi institucional duhet të jetë imun dhe të mos ndikohet nga proceset zgjedhore” ka porositur Mustafa.

Ai i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tutje me punë sepse vetëm kështu ndërtohen shteti./rajonipress/