Hidromorava

Mustafa porosit rivalët : Mos u frikësoni?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa dhe kandidati i PDK-së për kryetar të komunës për rajonipress thotë se është i befasuar me akuzat ende pa filluar fushata nga rivalët dhe partitë politike. Unë u bëjë apel atyre që mos të frikësohen sepse gjithçka do të dihet më 3 nëntor dhe sovrani, pra qytetari është ai që na tregon se kush ka punuar mirë e kush keq dhe se kujt i beson sërish që të mbetet në fron.

Qemajl Mustafa pasi ka marrë përgjegjësin për të kandiduar edhe për një mandat nga ana e PDK-së po ndihet komod dhe shumë i qetë karshi akuzave e kritikave që po merr nga rivalët e tij politik.

Madje, Mustafa nuk e ka bërë asnjë koment rreth këtyre akuzave, por për rajonipress ai sqaron pozicionin e tij dhe ofertën që mund të ofrojë zgjedhësve dhe votuesve të tij. “Së pari rivalët nuk kanë nevojë të frikësohen sepse është ende herët dhe fushata akoma nuk ka filluar. Nuk vendosin kandidatët e partive politike se a jam unë kandidati i duhur nga PDK-ja për të konkurruar sepse këtë e ka vendosur elektorati dhe lidershipi i PDK-së” sqaron Mustafa.

FIDANISHTJA

Mustafa i quan shumë emocionuese dhe fëminore deklaratat se gjoja ai është nën hetime. “Kjo nuk qëndron sepse nuk kam asnjë aktakuzë të ngritur dhe deri tani të gjitha betejat i kam fituar. E kam respektuar ligjin , i kam respektuar të gjitha hetimet që janë zhvilluar dhe në të gjitha rastet kam dalur i pastër. Pra ligjërisht gjithçka është në rregull” sqaron Mustafa.

Mustafa thotë se kandidimi i tij i ka trembur rivalët sepse ka një mbështetje të mirë në elektorat dhe në qytet.”Unë nuk them se kemi bërë mjaft për Gjilanin, por po them se kemi bërë shumë më shumë sesa disa që e synojnë këtë pozitë. Kemi nisur dhe po i realizojmë projektet më kapitale për Gjilanin dhe kjo është meritë e kësaj qeverisjeje. Guximshëm kemi punuar dhe me përkushtim për ta bërë Gjilanin të sigurt për investimet, të sigurt për klimën politike e të sigurisë” shton Mustafa.

Mustafa thotë se meqë është kryetar aktual i Gjilanit ka përgjegjësi të dyfishtë që të përkujdeset edhe për klimën politike dhe të sigurisë në qytet. “Nga të gjitha partitë dhe kandidatët do të kërkoja durim dhe syqeltësi maksimale. Nuk kemi nevojë as për politikë të vrazhdë e as për politikë militantiste. Gjilani është qytet i kulturës dhe kështu duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen” porositë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.