Mustafa: Po shkojmë drejt koalicionit me LDK’në

Anëtari i kryesisë së PDK’së Rrustem Mustafa, ka deklaruar se është shënuar progres rreth idesë së tij për një koalicion ndërmjet PDK’së dhe LDK’së.
Ai ka bërë me dije se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet koalicioni PDK-LDK.
“Jemi duke avancuar për ditë me këtë ide për koalicion dhe në takime me zyrtarë dhe intelektualë të LDK’së shohim interesim serioz. Pres që në ditët në vijim të funksionalizohet koalicioni PDK-LDK, i cili do ta përfundojë me sukses mandatin, pasi kemi mundësi dhe do ta bëjmë këtë:, ka thënë Mustafa për Epokën e Re.