ARKATANA

Mustafa: Po punojmë për arritjen e marrëveshjeve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për mediat pas ndërprerjes së takimit me palën serbe në Bruksel.
Kjo ndërprerje erdhi për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, që do të marrë pjesë në samitin e organizuar mes BE-së dhe Kinës.

Siç njofton agjencia e lajmeve “Tanjug”, kryeministri i Kosovës ka thënë që të dy palët i kanë përafruar qëndrimet lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe. Pos kësaj, sipas Mustafës, është biseduar edhe për telekomunikacionin, transmeton Klan Kosova.

Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës ka thënë se deri në fundin e këtij raundi të bisedimeve pret marrëveshje në të katër temat që janë në rend të ditës.

“Po punojmë në të katër fushat në përpjekje për arritjen e marrëveshjeve dhe nënshkrimin e tyre. E kam ndërruar biletën, nuk do të udhëtoj sonte në Berlin, por nesër në mëngjes”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.