ARKATANA

Mustafa: Po kërkohet një “Asociacion Plus” e çdo gjë është kthim mbrapa, si ta kishte vizatuar Serbia

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të dialogut në mes dy vendeve, gjatë vitit të kaluar pati më tepër ndërprerje, mospajtime e në disa raste edhe takime pa efekte pozitive.

Por pavarësisht deklarimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Asociacioni nuk do të diskutohet nga ai e aq më tepër të nënshkruhet si marrëveshje nga shtetet e huaja kjo është ndër kërkesat kyçe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, gjë kjo e cila padyshim se do të binte ndesh me Kushtetutën e vendit.

E pikërisht në lidhje me këto kërkesa dhe propozimet e reja nga BE-ja për të dyja vendet, së fundi në Kosovë qëndruan pesë emisarë të huaj, në mesin e tyre edhe përfaqëuesi Speciali Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.Por në lidhje me këto zhvillime të njëpasnjëshme, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Mustafa deklaroi se Asociacioni, nga ai i vitit 2013 i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, tani kërkohet të jetë “Asociacion Plus”.“Asociacioni nga ai i vitit 2013 i ratifikuar në Kuvend, tani kërkohet të jetë Asociacion Plus. Ai i vitit 2013 plus vetëqeverisja e komunitetit serb dhe të drejtat shtesa të kishës ortodokse serbe. Këto të fundit janë pjesë e planit franko-gjerman”,theksoi Mustafa.

Madje sipas ish-kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, çdo gjë në lidhje me këtë është kthim mbrapa.“Çdo gjë është kthim mbrapa, si me e pas vizatuar Serbia”,theksoi Mustafa.

Ndryshe në vazhdën e shumë zhvillimeve, por edhe brenda pak ditëve sonte në Kosovë do të qëndrojë sërish i dërguar i i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Mobi Casa

Sipas diplomatëve në Bruksel, kjo vizitë duhet parë si vazhdim i përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, por edhe vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borell, publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman.

Sipas tyre, kjo gjë la përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.Ndërsa vetë Vuçiq deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë deklaroi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet në planin e Bashkimit Evropian, i cili më herët është quajtur plani franko-gjerman.“BE-ja dhe Borrelli insistojnë që ai plan të quhet propozimi i BE-së, mbështetur nga Gjermania e Franca. Këtë e pranoj plotësisht. E kemi pranuar këtë propozim më 9 shtator, ne besojmë bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje në negociata. Pra jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Asociacioni mund të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo ndonjë mënyrë tjetër.

“Sipas Kushtetutës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga Ahtisaari ish-presidenti finlandez që e ka fituar çmimin Nobel, në frymën e saj nuk lejon Asociacion një etnik. Fjalia e parë e atij plani, asaj zgjidhje, thotë që Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Asociacionet apo institucionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani të Kushtetutës. Megjithatë, ne ofrojmë garancitë më të mëdha për të gjitha pakicat në Kosovë. Jam shumë i angazhuar në këtë drejtim, pa nënvlerësuar kushtetutshmërinë e vendit tonë”, theksoi Kurti.

Në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, Borell ka diskutuar së fundi edhe para ministrave të Jashtëm të Bllokut gjatë 23 janarit. Propozimi i BE-së u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.