FITORJA

Mustafa: Po i hapet rruga evropiane Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka quajtur lajm i mirë vendimin e sotëm Këshillit të Bashkimit Evropian për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe caktimi i datës 27 tetor për nënshkrimin e saj.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Bashkimit Evropian për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe caktimi i datës 27 tetor për nënshkrimin e saj, është një lajm i pritur me vite dhe është kontribut i një pune disavjeçare i institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi, në partneritet me miqtë ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e Mustafës.

“Falënderoj 28 vendet anëtare të BE-së që po i mundësojnë Kosovës nënshkrimin e MSA-së dhe po rikonfirmojnë edhe një herë se për të ardhmen evropiane të Kosovës, Bashkimi Evropian është unik”.

“Qeveria e Kosovës zotohet se do t’i zbatojë të gjitha pikat e MSA-së, të cilat e bëjnë gradualisht tregun tonë, pjesë të pandashme të një tregu prej më tepër se 508 milionë banorë. Me këtë marrëveshje, ne do të dëshmojmë se jemi partner serioz i Bashkimit Evropian dhe ndajmë vlera të përbashkëta evropiane”.

FIDANISHTJA

Më tej në deklaratë thuhet se, MSA do të inkurajojë investimet e jashtme në vendin tonë, sepse prodhimet “Made in Kosova” do të kenë qasje në një treg shumë të gjerë. Për t’u përballur me konkurrencën në rritje, Komisioni Evropian nëpërmes fondeve të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA II) do të investojë mbi 600 milionë euro deri në vitin 2020, për të rritur kapacitetet konkurruese të Kosovës në tregjet evropiane.

“Zhvillimi Ekonomik dhe agjenda evropiane janë boshti i Programit Qeverisës, që po zbatohet në Kosovë. Raporti i Progresit i Komisionit Evropian do të jetë agjendë prioritare e institucioneve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, inkurajimin e investimeve të jashtme, vazhdimin e reformës në administratën publike, lirinë e shprehjes, luftimin e krimit dhe korrupsionit etj”.

“MSA e rikonfirmon fuqishëm përcaktimin e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe politike, për një vend të merituar në familjen evropiane”.

“Kosova, sikur edhe në të kaluarën, do të dëshmojë vlera evropiane dhe do të jetë kontributdhënëse e paqes në rajon dhe më gjerë. Nëpërmes MSA-së dhe rekomandimit pozitiv që presim të marrim për liberalizimin e vizave, BE po dëshmon se Kosova do të jetë pjesë e aspiratës së përbashkët të Ballkanit, për të qenë të bashkuar në familjen evropiane”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.