Eko Higjiena

Mustafa: Plani strategjik është shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës duke folur për situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës ka thënë se pavarësisht sfidave pas shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008, Kosova ka arritur që të krijojë normalitet dhe të integrojë qytetarët e asaj pjese.

Mustafa nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur si plan strategjik shtrimin e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe katër komunat veriore.

“Është arritë të vendosen doganierët në pikën e kalimit, policisë, rivitalizimi i urës, shkollimi, tatimi është duke u grumbulluar. Shteti ynë po forcon planin duke krijuar kushte ekonomike për mirëqenie”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Ai shtoi se gjendja në veri është përmirësuar dukshëm atje dhe është e qetë.

Mustafa ka theksuar se ndryshimet pozitive në atë pjesë të territorit të Kosovës janë rezultat I dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit.