Fundamenti

Mustafa përjashton koalicionin me PDK-në, opsion VV-ja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e përjashton mundësinë e një koalicioni me PDK-në, duke thënë se orientim kanë një qeverisje me duar të pastra, e sipas tij, në këtë rast ata përjashtohen si mundësi. Tha se do të takohet me Albin Kurtin të bisedojnë, meqë sipas tij, ka gjëra që i ofrojnë bashkë e ka edhe që i ndajnë.

Mustafa e ka përmendur mocionin si mundësi të rrëzimit të Qeverisë ndërsa kur foli për reformën tha se ajo do përfundojë deri më 15 mars edhe pse sipas tij, nuk është reformë e përfunduar.

Në një intervistë në RTV 21, Mustafa ka shprehur besimin se LDK-ja do të jetë fituese në zgjedhjet që po vijnë.

Tha se LDK-ja është tepër stabile dhe të gjithë po merren me të, kjo sipas tij, ngaqë është partia më e fortë.

Mustafa thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është opsion, por duhet siguruar votat.

RCCOLA

Nëse gjërat shkojnë si duhet dhe Kuvendi e Qeveria procedojnë me kohë, deri më datë 15 të muajit mars mund të aprovohet ligji zgjedhor ashtu si është.

“Kjo nuk konsiderohet si reformë e përfunduar sepse janë bërë vetëm disa korrigjime, përmirësime të Ligjit që ka qenë, por nuk kemi hyrë në çështje esenciale të reformës siç janë zonat zgjedhore, listat të hapura apo të mbyllura dhe nuk jemi pajtuar që të ndryshohet kushtetuta tani. Nuk jemi pajtuar që të zgjatet mandati i vendeve të rezervuara pra jemi pajtuar të ndryshojnë vetëm ato ku nuk preket në kushtetutë. Kjo do përfundojë deri më 15 mars dhe do zbatohet ligji pastaj për zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Tha se nuk do të ketë koalicione paraprake, ndërsa PDK-në e ka përjashtuar si opsion. Përmendi Vetëvendosjen, për të cilën tha se në Kuvend më së shumti kanë gjetur mbështetje tek ta.

“Orientimi ynë që të qeverisim me duar të pastra, ti kemi njerëzit të cilët nuk e kane asnjë aferë gjyqësore, që nuk akne afera inkriminuese, sepse nuk mundemi të themi se do bëjmë qeveri me duar të pastra kur në Kuvend kemi njerëz që kanë probleme me Ligjin. Më së shumti ka nga PDK-ja, prandaj kjo do të jetë një nga arsyet që ne të zgjedhim një partnerë tjetër. Megjithatë do të vendos Këshilli i partisë”, ka thënë ai.

Tha se do të takohet me Albin Kurtin të bisedojnë, meqë sipas tij, ka gjëra që i ofrojnë bashkë e ka edhe që i ndajnë. /Telegrafi/