Fundamenti

Mustafa: Përgjimi i Vala-s është vetëm spekulim

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit se Serbia përgjon telefonat e Kosovës. Ai ka thënë se këto teza që qarkullojnë nëpër media, se vetëm “Vala” mund të përgjohet, shihet nga kilometra larg që janë sulme të porositura për të dëmtuar direkt biznesin e Telekomit te Kosovës.
Mustafa theksoi se Telekomi i Kosovës ka instaluar teknologjinë komunikuese me të fundit të kompanisë multinacionale Alcatel Lucent dhe Nokia dhe është gjenerata e fundit, në të cilën janë investuar qindra miliona euro.

“Këto teza që qarkullojnë nëpër media, se vetëm ‘Vala’ mund të përgjohet, shihet nga kilometra larg që janë sulme të porositura për të dëmtuar direkt biznesin e Telekomit te Kosovës. Njëkohësisht tendenca të përsëritshme si nga e kaluara, ku me vite të tëra është krijuar perceptimi i gabuar se Vala përgjon, përderisa operatori tjetër jo!!!”, shprehet Mustafa.

Uji Dea

Ai thotë se ky perceptim i gabuar ndaj Valës, ka pasur efekt direkt në rritjen dhe zgjerimin e tregut të operatorit tjetër.

“Ndërsa, tani në kohën e rikthimit të fuqishëm të Valës në treg, shoh tendencën e njëjtë, të porositur dhe ekskluzivisht tendencioze të dikujt për dëmtimin e Valës. Shkrimet nuk ofrojnë asnjë fakt që përgjimet janë kryer. Jepet vetëm porosia e një prokurori serb për Agjencinë Informative serbe që të përgjohet një person që jeton në Luginën e Preshevës. Konstatime këto qëllimkëqija me synim për të dëmtuar Telekomin e Kosovës! Gënjeshtra, sulme të qëllimshme, spekulime. Asgjë më shumë!”, shprehet drejtori i Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.