United Hospital

Mustafa: Përgjegjësit për ngjarjet në Maqedoni të dalin para drejtësisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në Lubjanë ka deklaruar se Kosova do të ndihmojë në pengimin e përshkallëzimit të dhunës nga Maqedonia fqinje në rajon
“Kosova është e interesuar për bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet policisë kosovare e maqedonase për zbardhjen e rrethanave për situatën e papranueshme dhe të paarsyeshme”, ka thënë Mustafa, raporton AFP.

“Do t’i kontribuojmë pengimit të çfarëdo përshkallëzimi. Nuk ka arsye që dhuna të bartet në Ballkan ose në Evropë”, ka theksuar kryeministri kosovar.

Mustafa, në konferencën për shtyp me kryeministrin slloven, Miro Cerar, ka deklaruar se Kosova dënon veprimet që kërcënojnë Maqedoninë dhe destabilizojnë rajonin.

UBT

“Është e nevojshme që përgjegjësit të dërgohen para drejtësisë e Kosova do të veprojë që situata të qetësohet dhe të mos ndodhë zgjerimi i dhunës në rajon”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se Kosova ka përforcuar kontrollin e kufijve dhe bashkëpunon në këmbimin e informatave me shërbimet tjera në rajon me të cilat është bërë koordinimi i aktiviteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.