Eko Higjiena

Mustafa për “Listën Guxo”: Të merrem me ata, si të merrem me borën e vjetme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat që kishte në LDK.

Lista “Guxo”, këto ditë ka pasur disa përçarje, në kohën kur fillojnë të definohen gjërat rreth pjesëmarrjes së subjekteve politike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Akuza të njëpasnjëshme kishte nga anëtarët të kësaj liste, pasi kanë filluar pretendimet që Lista “Guxo” të garojë e vetme në zgjedhje dhe jo bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

I kontaktuar nga lajmi.net, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte marrë akuza të shumta lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat e LDK-së, thotë se nuk është penduar për atë vendim.

FIDANISHTJA

“Mirë kam bërë shumë qe e kam shkarkuar nga pozitat më LDK”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa, lidhur me përçarjes në Listën “Guxo”, Mustafa vlerësoi se nuk ia vlen të merret me atë çështje, ngase është sikur të merret me borën e vjetme.

“Sa i përket listës, të merrem me të, është si të merrem me borën e vjetme”, deklaroi ai.

Derisa ende nuk dihet se si do të garojnë në zgjedhjet lokale Lista “Guxo” dhe VV, nga KQZ, sot kanë njoftuar se Lista “Guxo” ka aplikuar për certifikim për zgjedhjet e 17 tetorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.