GRANDEMALL

Mustafa për listën e deputetëve: Nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit, është e njerëzve të dëshmuar të LDK-së

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se lista për deputetë e LDK-së përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë përkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore.

“Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale. Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Gjithashtu, sipas tij, lista e LDK-së për deputetë përfaqëson identitetin dhe vlerat e Kosovës.

“Veprimtare e veprimtarë me dije dhe profesione, të respektuar në mjedisin ku jetojnë për punën dhe sjelljen e tyre. Është kjo cilësi themelore e të gjithëve. Renditja nuk është kriter i vlerës dhe meritës. Po të ishte e mundur të gjithë do të kishin një numër, në rrafsh me prijësen e listës dhe kandidaten për Kryeministre, Vjosa Osmani. LDK ka njerëz me të cilët do të qeveris me standarde evropiane të dijes e me përgjegjësi e ndërgjegje familjare e ligjore. Lista jonë siguron që ligjet në të ardhmen të mos aprovohen në Parlament nga ata që kanë probleme me shtetin ligjor”, ka shkruar më tej Mustafa.

Postimi i plotë:

Lista e LDK-së për deputetë përfaqëson identitetin dhe vlerat e Kosovës

Veprimtare e veprimtarë me dije dhe profesione, të respektuar në mjedisin ku jetojnë për punën dhe sjelljen e tyre. Është kjo cilësi themelore e të gjithëve.

Renditja nuk është kriter i vlerës dhe meritës. Po të ishte e mundur të gjithë do të kishin një numër, në rrafsh me prijësen e listës dhe kandidaten për Kryeministre, Vjosa Osmani.

LDK ka njerëz me të cilët do të qeveris me standarde evropiane të dijes e me përgjegjësi e ndërgjegje familjare e ligjore.

Lista jonë siguron që ligjet në të ardhmen të mos aprovohen në Parlament nga ata që kanë probleme me shtetin ligjor.

Lista reflekton një diversitet specifik: akademikë, profesorë universitar, kuadro të shquara të kulturës, të biznesit, ministre dhe ministra të suksesshëm, mësues, drejtues shkollash e biznesesh, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë… Të gjithë të përkushtuar, në rend të parë, për shtetin e Kosovës – KOSOVACENTRIZMIN. Të përcaktuar që Kosova të forcohet ekonomikisht, kulturalisht dhe ndërkombëtarisht, pa ia prekur askush kufijtë, shtetësinë dhe simbolet e saj. Ta ndërtojmë një Kosovë evropiane, në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu siç e predikonte Presidenti ynë i Parë, dr. Ibrahim Rugova.

Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale.

Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së.

Ata që e kishin mendjen na u bashkëngjiten në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Lista përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë përkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore.

Prandaj ne garantojmë para qytetarëve për çdonjërin që e kemi në listë se është i yni.

Ndërkaq qytetarët vendosin për vlerat tona dhe vlerat e çdonjërit veç e veç! E LDK iu beson qytetarëve të Kosovës, e bindur se kemi vetëm një atdhe dhe vetëm një popull që vendos për te! IM /Telegrafi/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.