Fundamenti

Mustafa për koalicionet: LDK’ja nuk ia jep askujt postin e kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se të gjitha partitë kryesore të vendit duhet të garojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pret që LDK’ja dhe disa parti të tjera – me të cilat ajo mund të bashkëpunojë – të bëjnë “një marrëveshje xhentlëmene” për zgjedhjet.

“Nëse shohim se gjatë rrugës do të bëhen koalicione – dhe tash po duket se ka deklarata të tilla, njerëzit s’po e fshehin – ne do të jemi të gatshëm të ulemi e të bëjmë marrëveshje parazgjedhore”, ka theksuar ai.

Mustafa ka folur për bisedimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor.

FIDANISHTJA

“Me Kurtin kemi biseduar edhe për nevojën të bëhemi bashkë. S’jemi marrë vesh”, ka deklaruar Mustafa në T7.

Ai ka thënë se LDK’ja nuk do t’ia linte asnjë partneri të mundshëm koalicioni postin e kryeministrit.

“Në asnjë rast LDK’ja s’mund të bëjë koalicion me dikë dhe të thotë që do të heq dorë nga posti i kryeministrit”, është shprehur Mustafa.

Kreu i LDK’së ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend, dhe i takon ky post. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.