KKGJILAN

Mustafa për hedhjen e vezëve: VV të vetëdijesohet

/ 1 minutë lexim

Përveç hedhjes së vezëve, Mustafa ka kritikuar edhe deklaratat e Vetëvendosjes rreth këtyre veprimeve duke kërkuar nga këta të fundit që është koha të vetëdijesohen dhe të respektojnë normat dhe ligjet.

Rastin e hedhjes së vezëve ndaj ministrit për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavilecit, e ka komentuar sot edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij ndaj veprimit të djeshëm ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që po u bëhen nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Eco Higjiena

Përveç hedhjes së vezëve, Mustafa ka kritikuar edhe deklaratat e Vetëvendosjes rreth këtyre veprimeve duke kërkuar nga këta të fundit që është koha të vetëdijesohen dhe të respektojnë normat dhe ligjet.

Mustafa ka mbyllur për sot mbledhjen e Qeverisë duke treguar që mbledhja e fundit për vitin 2015 pritet të mbahet të hënën.