GRANDEMALL

Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për Klankosova.tv lidhur me deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka përmendur ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si shembull të rolit të SHBA-së, në parandalimin e konflikteve.

Sipas Mustafës, zotimi i Trumpit për riangazhim në normalizimin e raporteve mes dy shteteve duhet të merret shumë seriozisht, megjithatë thotë që nuk sheh situatë që favorizon procese.

Ai tha se do të donte që presidenti i ShBA-së të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes Hoti-Vuciq dhe për një marrëveshje përfundimtare.

“Deklarata e Presidentit Trump për riangazhim në çështjen e Kosovës duhet të merret shumë seriozisht dhe të trajtohet me kujdes. Do të kisha dëshiruar që Presidenti Trump të angazhohet për zbatimin e marrëveshjes Hoti-Vuçiq të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë si dhe për një marrëveshje përfundimtare të negociuar në mes dy shteteve me ndërmjetësim amerikan dhe evropian. Por nuk shoh situatë që favorizon procese dhe zgjidhje të ngadalshme dhe të listimeve të kushteve. Aa më pak në qasjen Trump.”

Për Klankosova, ai tha se përfshirja e Trumpit kërkon përgjegjshmëri dhe konsensus në Kosovë, prandaj vendi ynë duhet t’i ketë sa më parë institucionet – ose të shkojë në zgjedhje.

Mobi Casa

“Për këtë arsye Kosova duhet sa më parë ti ketë institucionet mbi bazën e zgjedhjeve të fundit ose të shkojë në zgjedhje të reja. Involvimi i Presidentit Trump kërkon një lidership të fuqishëm dhe të përgjegjshëm, kërkon po ashtu konsesus dhe komunikim të brendshëm sepse mund të gjendemi para situatave sfiduese.”.

Mustafa theksoi se konfiguracioni politik dhe i sigurisë në botë nuk është ai i vitit 2020 dhe i viteve të para tij.

“Krizat në botë, lufta në Ukrainë, konflikti Izrael-Iran, Gaza, presionet mbi Tajvanin…flasin se ka përfunduar qasja konvencionale e zgjidhjes së tyre.”, shtoi tutje ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, në shtator të vitit 2020, kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, në praninë e tij, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, por që nuk është zbatuar në tërësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.