Eko Higjiena

Mustafa për 28 Nëntorin: Uroj që kjo ditë të jetë impuls për arritje të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar festën e 28 Nëntorit, shkruan Gazeta Express.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo ditë të jetë impuls për arritjet e reja.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit! Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.

Uji Dea

Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore. Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja”, ka shkruar Mustafa.

Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.