KKVITI

Mustafa: PDK sërish do të jetë subjekti i parë politik në Gjilan

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së Rexhep Kadriut dhënë në rajonipress se në PDK pritet të ketë plasaritje. Mustafa thotë se koalicioni LDK-AAK është ende në dëlirin dhe në muajin e mjaltit. Qytetari i zhgënjyer kërkon përherë alternativë dhe përherë shpreson që gjendja e keqe e tij do të mund të ndryshojë shpejtë brenda ndonjë muaji. Meqenëse kjo nuk ndodhë kurrë, por edhe të dëshpëruar nga plogështia e fillimit të qeverisjes aktuale dhe pritja jo e duhur e qytetarëve nga kryetari të cilëve u është premtuar gjithçka (punësim, plotë investime, bursa, shamia, …), ata veç kanë filluar të dëshpërohen sërish, por tash në Lutën dhe Rexhën respektivisht në LDK dhe AAK thotë Mustafa.

Qemajl Mustafa është ngacmuar nga deklarata e Rexhep Kadriut dhënë në rajonipress se Koalicioni LDK- AAK do ta pushtojë tërë Kosovën dhe se në PDK e Gjilanit pritet të ketë plasaritje, ndërsa nga kjo fatkeqësi pritet të përfitojë AAK.

Po e japim reagimin e Qemajl Mustafës i cili realisht ka mbetur zëri i vetëm opozitar në Gjilan.

Një fjalë e urtë e popullit thotë “Pastroje dhe rregulloje oborrin tënd e mandej të kojshisë …” dhe një tjetër “Kush ia mendon gropën tjetrit, vetë bie në të…”.

M’u kujtuan këto dy thënie kur e lexova qëndrimin skajshëm afirmativ të nënkryetarit Rexhep Kadriut për koalicionin LDK-AAK (e çka mund të presim se ka me thënë ai tjetër për vehten e tij?) dhe qëndrimin plotësisht dekurajues (të tij) për aktualitetin në PDK.

Shifrat nga procesi i fundit zgjedhor flasin që LDK është fituese në Gjilan dhe në disa komuna të tjera por PDK është fituese në plan Kosove e që është fortë e rëndësishme sepse të gjithë ata që i kanë dhënë votë PDK-së në garën lokale potencialisht i japin edhe për qendër sepse së paku njëri nga kandidatët e saj në listë duhet t’u pëlqejë.

Në Gjilan diferenca e subjekteve politike është rreth 3500 vota e që do të thotë se me kandidatë të fuqishëm në listën për deputetë dhe me punë të sinqertë e të përkushtuar të strukturës së fuqishme dhe të shtrirë mirë që e ka PDK në gjithë hapësirën e komunës, të sigurtë jemi që do të marrim më shumë votë se sa që mund të merr LDK dhe kështu do të jemi sërish meritueshëm subjekti i parë në zgjedhjet që po vien.

Nuk e them këtë vetëm si njeri i përkushtuar për fitoren e PDK dhe vetëm për të krijuar efekt politik në publik por këtë e bazoj në mënyrën se si LDK (dhe të tjerët) e fitoi garën në Gjilan, Ferizaj, Pejë, Viti.

UBT

Ishte patjetër dëshira e anëtarësisë së LDK për ta bërë fitoren por para së gjithash ishte qytetari i zhgënjyer i komunës kryesisht në mungesën e vendeve të punës pra, gjendja ekonomike dhe sociale e tij dhe thyerjet e bojkoti evident përbrenda PDK-së që ishte në pushtet.

Qytetari i zhgënjyer kërkon përherë alternativë dhe përherë shpreson që gjendja e keqe e tij do të mund të ndryshojë shpejtë brenda ndonjë muaji. Meqenëse kjo nuk ndodhë kurrë , por edhe të dëshpëruar nga plogështia e fillimit të qeverisjes aktuale dhe pritja jo e duhur e qytetarëve nga kryetari të cilëve u është premtuar gjithçka (punësim, plotë investime, bursa, shamia, …), ata veç kanë filluar të dëshpërohen sërish, por tash në Lutën dhe Rexhën respektivisht në LDK dhe AAK.

Kjo që u tha do të jetë një komponentë e mirë që disa mijëra qytetarë të kthehen dhe t’a rivlerësojnë dhe admirojnë qeverisjen gjashtëvjeçare brilante të PDK.

Në anën tjetër ata që e krijuan humbjen në PDK nga brenda për kapriçot e tyre të ulëta e të vogla e kuptuan shpejtë se humbja e asamblesë e posaçërisht e kryetarit të tyre është humbje frontale e cila i ka “djegur” mirë edhe ata. E kuptuan që kryetari është individ dhe ai sikur edhe secili individ tjetër ia gjen qaren vetit disi po me humbjen e tij e kuptuan që ka humbur dhe ka rënë një filozofi e mirë qeverisëse, ka rënë një koncept dinamik i zhvillimit të komunës. Të njëjtit, jemi të sigurtë se nuk do të presin si ata të LDK e LDD që të bashkohen pas gjashtë vitesh por po bashkohemi që tash dhe po lidhemi fortë njëri me tjetrin duke e parë secilin si vlerë dhe rast të veçantë. Po ndodhë kjo në PDK në Gjilan sepse jemi krejt këtu, jemi të gjithë në PDK dhe as nuk jemi ndarë e as nuk jemi përçarë po vetëm u patëm hatrue ngapak në njëri tjetrin qysh ndodhë përherë në shtëpitë e mëdha që punojnë e gjallërojnë shumë.

Ndonjëri nga ne që është lodhur shumë e që është duke i “shëruar dhimtat” e qeverisjes së gjatë e të mundimshme dhe ndonjëri që nuk mund t’i “shërojë” ambiciet irracionale, mundet edhe me pushue këtë herë nga dinamika e lartë e punës dhe nga fronti i parë por të njëjtit do të shërbejnë patjetër me eksperiencën e tyre të gjatë si bartës të konceptit dhe të strategjisë zgjedhore 2014.

Ky koncept do të dalë prapë fitues këtë herë jo vetëm në plan vendi por edhe në Gjilan sepse përbri të metave të vogla që e përcjellin secilën qeverisje kudo në glob, koncepti i PDK është transparent, është gjithëpërfshirës, është integrues dhe është koncept zhvillues. Këtë qytetari ynë tashmë e ka mirë të njohur dhe të sprovuar për gjashtë vite me radhë.

Mashtrimi i qytetarëve përherë është i mundur çfarë edhe u ka ndodhur popujve nëpër histori, ashtu siç u ndodhi qytetarëve tanë në vitin e kaluar në Gjilan por qytetaria jonë është e zgjuar dhe plotësisht e vetëdijshme që gabimi i përsëritur është gabim tepër më i madh se ai i pari dhe ajo nuk do ta lejojë këtë, do ta votojë forcën e besueshme për të e cila për herë të parë e bëri atë me dinjitet qytetar dhe vendimmarrës – do ta votojë Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për deputetë.

Në ndërkohë, ju të koalicionit LDK-AAK mundohuni që ta qeverisni dhe ta zhvilloni komunën sa më mirë që mundeni e që dini. Shihemi pastaj në zgjedhjet 2014./rajonipress/