Mustafa: PDK po bën propagandë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar zërat se Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar votat e disa nga deputetët e LDK-së, për seancën e ardhshme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Mustafës, PDK-ja po bë propogandë në këtë drejtim. “Nuk kemi asnjë informatë që ndonjëri nga deputetët do të votojë PDK-në, unë mendoj se PDK po bën propoagandë. Jam i bindur që asnjë deputet i LDK-së, nuk do të votojë PDK-në, ka thënë Mustafa.
Këto deklarata kreu i LDK-së, i ka bërë pas takimit të sotëm në mes të liderëve të Bllokut dhe Lëvzijes Vetëvendosje.