Mustafa: PDK ka treguar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Është programi i qartë dhe implementues i RIMËKËMBJES, pa alternativë, për zhvillimin e Kosovës, për mirëqenien e familjeve dhe qytetarëve tanë, ai, i cili është arsyeja për t’i dhënë besimin PDK-së ka thënë Qemajl Mustafa.

Takim me kryetarët e nëndegëve me qëllim mobilizimi në terren, për çdo votë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj. Është programi i qartë dhe implementues i RIMËKËMBJES, pa alternativë, për zhvillimin e Kosovës, për mirëqenien e familjeve dhe qytetarëve tanë, ai, i cili është arsyeja për t’i dhënë besimin PDK-së.

UBT

Fundja, këtë përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, PDK e ka dëshmuar edhe në kohën sa ishte në pozicionin e saj opozitar, por jo opozitë ndaj shtetit dhe interesave të qytetarëve, – tha në këtë takim, kreu i degës, Qemajl Mustafa, i cili dha një mori arsyesh për prezantimin dinjitoz të performimit të PDK-së në mandatet e saja qeverisëse po edhe të asaj çfarë në të vërtetë po afron sot PDK-ja për të nesërmen.

Kryetarët e nëndegëve, me këtë rast, morën detyrat për operim në terren me zotimin për angazhim intensiv, serioz e të përgjegjshëm për fitoren e PDK-së më 14 shkurt thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të PDK-së./rajonipress/