ARKATANA

Mustafa: PDK ka njerëz të dijës dhe guximit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa u shpreh se në Livoq kemi degë të fuqishme, dhe çka është edhe më e rëndësishme që kemi qytetarin e fuqishëm të Livoqit. Unë ju falënderoj që më keni dhënë besimin masovikisht dy herë për kryetarë. Dalja në zgjedhje është obligim qytetarë. Ju po e përkrahni zhvillimin dinamik, me 1.5 miliard euro, me 200.000 vende pune. Ne jemi lidership i fuqishëm, me njerëz të dijës dhe guximit që dinë dhe që mund të lëvizë zhvillimin ekonomik.

Vota jonë do të jetë votë e fitores, votë për qytetarin e Kosovës, do të jetë votë për familjet e vendit tonë. Prezenca juaj është e fuqishme dhe kjo tregon forcën e PDK- së në këtë anë.

Kosova ka nevojë për “MISIONIN E RI”, të njeriut që ja hapi rrugën Kosovës, Hashim Thaçi. Ne kemi kandidatët më të dëshmuar nga Anamorava. Politikanë praktikë dhe të angazhuar për misionin e ri. Zenun Pajaziti, Salihe Mustafa, Qemajl Mustafa, Florina Zymberi, Sabedin Kadriu.

Në mesin tonë prezent kemi edhe një njeri të pamposhtur dhe intelektual , Emin Krasniqi. Fondi 1.5 miliard euro është fond për qytetarët e Kosovës. Ju falënderoj edhe Lëvizjen për Bashkim, Lëvizjen Vatra, Partinë e Drejtësisë për angazhimin dhe punën që po e bëjnë u shpreh Koordinatori I PDK- së Sami Hoxha.

Emin Krasniqi u shpreh se unë i takoj gjeneratës së vjetër dhe pa dy muaj kam mbajtur 10 vite burg. “Por sot ne kemi qasje tjetër, liri dhe Pavarësi. Nuk frikohemi nga askush andaj kryeministri Thaçi është ai që bashkë me shokë solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Programi jonë ka dy mundësi: rritje të jashtëzakonshme të mirëqenies, dhe zhvillim ekonomik”.

Selvete Shurdhani kryetare e PD-së tha se duhet të votohen kandidatët e Anamoravës, kandidatët që i keni më të mirët, sepse vetëm këta na përfaqësojnë denjësisht.

Eco Higjiena

Zenun Pajaziti tha se ne jemi kandidatët më të mirë në kët listë të përbashkët zgjedhore. “Ne ashtu si jemi bashkë në këtë regjion ashtu bashkë do të mbrojmë interesat e gjilanasve”.

Labinota Demi- Murtezi tha se kërkoj mbështetjen tuaj për numrin 58 dhe për mua dhe gjithë juve është një shtysë më shumë që të punojmë më tepër për misionin e ri. Gjithashtu ju lus që të ruani qetësinë deri në ditën e fundit.

Salihe Mustafa u shpreh falënderuese për punën e përbashkët që kemi bërë deri tash, dhe mbështetjen që po e bëni për fitoren e misionit të ri. “Unë ju falënderoj që njëherë më keni dhënë përkrahjen dhe kemi punuar bashkë për ligjet e shëndetësisë. Unë ju ftoj që me 8 qershore të festojmë bashkë”.

Nafie Gash tha se “Misioni i ri” që prioritet e ka zhvillimin ekonomik dhe punësimin, unë po ju them diçka që ju pëlqen të rinjëve. Ne kemi mundësi të ju ofrojmë studime për Master dhe Doktoratura në Turqi për të rinjtë tanë që meritojnë më shumë se kaq.

Qemajl Mustafa u shpreh se në Livoq kemi degë të fuqishme, dhe çka është edhe më e rëndësishme që kemi qytetarin e fuqishëm të Livoqit. “Unë ju falënderoj që më keni dhënë besimin masovikisht dy herë për kryetarë. Dalja në zgjedhje është obligim qytetarë. Ju po e përkrahni zhvillimin dinamik, me 1.5 miliard euro, me 200.000 vende pune. Ne jemi lidership i fuqishëm, me njerëz të dijës dhe guximit që dinë dhe që mund të lëvizë zhvillimin ekonomik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.