RCCOLA

Mustafa: PDK ka ekspert të fushave të ndryshme për të realizuar projekte zhvillimore për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan ka vazhduar aktivitetin e saj me formimin e komisioneve profesionale në urbanizëm, shëndetësi dhe agrokulturë e agrobiznes. Qemajl Mustafa ka thënë se Dega e PDK në Gjilan do t’u qëndrojë pranë me të gjitha resurset e saj ekspertëve të këtyre fushave.

Qemajl Mustafa që nga ardhja e tij pothuajse e ka filluar nga zeroja themelimin e të gjitha komisioneve në degën e PDK-së, të cilat për pesë vite ishin të pasivizuara nga aktivitetet e tyre.

Së fundit dega e PDK në Gjilan ka themeluar komisioni për arsim, për shëndetësi dhe për planifikim e urbanizëm dhe komisionet profesionale në agrokulturë e agrobiznes.

Eco Higjiena

“Këto komisione po konsolidohen dhe është kënaqësi me i dëgjue idetë e profesionistëve për projektin zhvillimor në fushat e tyre. Dega e PDK në Gjilan do t’u qëndrojë pranë me të gjitha resurset e saj dhe jam i kënaqur që kemi ekspert të fushave të ndryshme të gatshëm për të realizuar projekte zhvillimore për Gjilanin” ka thënë Mustafa.

Mustafa gjithashtu i ka quajtur të rëndësishme edhe komisionet më të rëndësishme profesionale për agrokulturë dhe agrobiznes./rajonipress/