Fundamenti

Mustafa: PDK-ja në Gjilan do të fuqizohet

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i PDK-së në një takim që ka pasur me bashkëfshatarët e tij në Malishevë tha se Hashim Thaçi nuk është i interesuar që ta humb Gjilanin. Brenda dy ditëve dihet kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së tha Mustafa.

Qemajl Mustafa nuk ka qëndruar duarkryq, por ka nisur aktivitetin partiak duke filluar nga vendlindja e tij në Malishevë. Mustafa të enjten vonë pasdite është takuar me aktivistët dhe bashkëfshatarët e tij nga të cilët kërkoj edhe njëherë që të përkrahet PDK-ja dhe të votohet edhe më shumë se herëve tjera raporton rajonipress.

Mustafa ka folur për zhvillimet politike, për fërkimet dhe siç i quajti ia plasaritjet e herë pas hershme në PDK. “Edhe në PDK ka përçarje, mospajtime, plasaritje të vogla, por ajo që është me rëndësi është fakti se për këto 6 vite është ruajtur uniteti në PDK. Ne nuk do t`i kapim karriget sikur LDK-ja dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë në PDK” tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se në Gjilan s`ka plasaritje të thella, por mund të ketë ndonjë ridizajnim që ka kërkuar Hashim Thaçi.”Unë besoj se fuqia politike e PDK-së në Gjilan do të rritet sepse kemi punuar shumë dhe kemi punuar me përkushtim. Besoj se brenda dy ditëve do të dihet kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit. Unë e di që Hashim Thaçi nuk është i interesuar që ta humb Gjilanin. Të gjitha sondazhet flasin në favorin tim dhe mua nuk do të më mbet merak personalisht që të kandidohesha, por kandidimi im dhe fitorja ime e bënë të mundur përfundimin dhe realizimin e shumë projekteve të nisura në Gjilan” tha Mustafa.

Ndryshe Mustafa tha se retorika e opozitës se në Gjilan nuk është punuar asgjë është tepër e gabueshme dhe e dëmshme. “Gjilani nuk mund të bëhet Zvicër për pesë vite, por nëse e krahasoni me qeverisjet e kaluara e shihni vet rezultatin sepse aty nuk duhet shumë matematikë .Jemi shumë larg dhe shumë përpara atyre që kanë qeverisur dobët dhe keq më herët” shtoj Mustafa.

Kurse Riad Rashiti nga kryesia e PDK-së dhe aktivist në Malishevë tha se Qemajl Mustafa dhe qeverisja e PDK-së kanë investuar shumë në fshatra, lagje e qytet.”Për Malishevën dihen sondazhet dhe dihet fituesi i PDK-së. Qemajl Mustafa e ka përkrahjen maksimale të Malishevës “tha Rashiti./rajonipress/