Eko Higjiena

Mustafa: PDK do të jetë gardian i zhvillimeve në komunën e Gjilanit

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – PDK do të jetë gardian i zhvillimeve në komunë secilën ditë të vitit dhe do ta demaskojë deri në palcë këtë strukturë bastardësh që i erdhi komunës në krye me mashtrim e me manipulime nga më të ndryshmet. Qytetarët, qysh sot, e thonë me shumicë se janë të mashtruar dhe të prerë në besë” tha Mustafa.

Qemajl Mustafa menjëherë pas zgjedhjes kryetar i degës së PDK-së në Gjilan e ka dinamizuar rolin e opozitës dhe e ka fuqizuar pozitën e PDK-së e cila për disa vite kishte ra në vdekje klinike.

“Pas zgjedhjes së Kryetarit dhe Këshillit të degës prej 71 anëtarëve nga Kuvendi i degës së PDK në Gjilan, mbetet të zgjedhet edhe organi ekzekutiv i Këshillit e që është Kryesia e degës. Kryesia do t`i ketë 21 anëtarë bashkë me kryetarin e degës dhe me kryetaren e rinisë. Kjo do të thotë që Këshilli i degës do të zgjedhë me votë të fshehtë edhe 19 anëtarë të kryesisë nga përbërja e vet. Ka spekulime nga më të ndryshmet se kur dhe si do të zgjedhen kryesitë e degëve nëpër gjithë hapësirën e Kosovës por ende nuk e kemi një qëndrim të saktë nga Prishtina rreth kësaj çështje. Me statutin aktual dhe me rregulloren e tanishme zgjedhore, votohet fshehtë sikur edhe deri më tani. Por, nëse kryesitë zgjedhen pas Konventës së PDK e cila do të duhej të mbahet në pjesën e parë të Qershorit atëherë gjërat mund të ndryshojnë sepse Statuti i ri i PDK mund të pësojë ndryshime në këtë Konventë” shprehet Mustafa.

Eco Higjiena

Mustafa thotë se këto ndryshime (eventualisht), mund ta ndryshojnë edhe mënyrën e zgjedhjes së kryesisë. Personalisht mbetem pranë qëndrimit që vota e fshehtë është përcaktuesi më i mirë dhe më i besueshëm për zgjedhjen e saj. “Në degë ka vend për të gjithë ata që e duan punën dhe që e duan fitoren e PDK. Pas zgjedhjes së kryesisë dega do t`i formojë sektorët profesionalë në të cilët do të angazhohen qindra profesionistë të mirë të komunës. Platforma ime parasheh themelimin e 18 komisioneve profesionale si ai për planifikim dhe projektim strategjik, për arsim, për shëndetësi, për planifikim hapësinor dhe urbanizëm, për shërbime publike, për ekonomi e investime, për integrime dhe për diasporën… pastaj, në degë do të ketë edhe trupa të tjerë këshillues në të cilët do të vijnë të gjitha moshat, kontributet dhe gjinitë. Përbërja e Këshillit të degës është fortë e mirë andaj me të drejtë pres që do ta kemi një Kryesi të fuqishme e kredibile para publikut e cila do të kryejë shumë punë dhe suksesshëm do ta udhëheqë degën bashkë me kryetarin e saj deri në fitoret e sigurta edhe në nivelin lokal po edhe në atë nacional. Fundja, koncepti im është i tillë që do ta angazhojë secilin anëtar të Këshillit, secilin delegat të Kuvendit, kryesitë e nëndegëve dhe qindra profesionistë nëpër komisione. Dua që struktura e PDK të jetë dinamike dhe në lëvizje të përhershme”.

Mustafa thotë se dua që publikut të Gjilanit t`i tregojmë edhe njëherë se jemi të shumtë, të rregullt, të ditur dhe plotësisht të gatshëm me i marrë përgjegjësitë për me e udhëheqë komunën dhe vendin ashtu qysh e don qytetari i saj/tij. “Qeverisja e komunës është e keqe. Qytetarët e komunës qe 5 vite nuk e qeverisin komunën e tyre. Atyre u është tradhtuar besimi që e kanë dhënë me votën e tyre. Sot, komunën e udhëheqin njerëz problematikë, zhvatës që tashmë janë pasurue nga postet që mbajnë, sekserë që ndërmjetësojnë dhe bëjnë pazare me investitorët dhe punëkryesit. Këtë e thonë vet punëkryesit dhe ata që po investojnë ndërtime në Gjilan. E shihni çfarë po ndodhë me të ashtuquajturën autostradë Prishtinë – Dheu i Bardhë?. Punë e kryer me pisllëqe që nga dita e parë e procedurës tenderuese. Ambicie e parë dhe e fundit e kësaj strukture qeverisëse është pasurimi e me komunën dhe me shtetin te qet ku të qet?!. Dikush kryen punë me bizneset e veta në komunë e në qeveri, dikush shet e blen toka me qëllim shpronësimi, dikush blen e shet materiale, dikush veç goditet dhe merr pare pa pikën e mundit e të djersës. E shihni çfarë po ndodhë me anarkinë te ndërtimet e larta në Gjilan? Aty po ndodhë krimi e ryshfeti ashiqare para syve të publikut. Aty po ndodhë prishja e këtij qyteti për së paku 100 vitet e ardhshme. Thjeshtë, udhëheqja e komunës është e kalbur dhe është e mbytur në krim e në korrupsion. E kjo është e mundur vetëm me dijen dhe me miratimin e të parit të komunës dhe assesi ndryshe. Kjo qeverisje do të duhej me ikë prej aty parakohshëm sepse e tillë çfarë është do ti bëjë edhe shumë dëme kësaj komune. PDK do të jetë gardian i zhvillimeve në komunë secilën ditë të vitit dhe do ta demaskojë deri në palcë këtë strukturë bastardësh që i erdhi komunës në krye me mashtrim e me manipulime nga më të ndryshmet. Qytetarët, qysh sot, e thonë me shumicë se janë të mashtruar dhe të prerë në besë” tha Mustafa./rajonipress/