RCCOLA

Mustafa: PDK dhe LDK parti shtetformuese, u bëmë bashkë për shkak të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa thotë se në takim me shoqërinë civile, theksoi se koalicioni PDK-LDK u bë për shkak të nevojës për ta drejtuar Kosovën në një fazë të ndjeshme të saj.

Ai shkruan në Facebook:

UBT

Në takimin e sotëm me shoqërinë civile theksova se jam i bindur që sikurse për mua, edhe për z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonim subjektet tona si rivalë politikë. Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovës në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë. Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës. Për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit. IMPacolli: Në një takim të kotë, Mustafa e Thaçi vetëm lavdëruan njëri – tjetrin.