UBT

Mustafa pas takimit me Kosnettin: Zgjidhjen e jep LV-ja, jo ne

/ 2 minuta lexim
HW

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ka folur kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se zgjidhjen për marrëveshjen duhet ta japë Lëvizja Vetëvendosje e jo LDK-ja.

Mustafa nuk foli gjatë para mediave pas takimit me Kosnett-in, ai u shpreh se zgjidhja i takon VV-së.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, tha Mustafa.

Ndërkaq, pas këtij takimi ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Njësoj si Mustafa, edhe Veliu ka thënë se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

Veliu ka thënë se nuk mund të flasë për ofertën e Kurtit, pasi, sipas tij, nuk është shqyrtuar ende në organet e LDK-së.

Uji Dea

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosja, një zgjidhje e cila është funksionale për të dyja palët. Përgjegjësia sigurisht është e tyre, që të ofrojnë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Po e theksoj se jemi në pritje. Ofertat e Kurtit ne nuk i kemi shqyrtu në organet tona, sepse oferta të veçanta ne nuk shqyrtojmë, kemi bisedu në organet e LDK-së për parimet të cilat duhet t’i ketë një qeverisje”, është shprehur Veliu.

Ndërkaq, në një përgjigje për Gazetën Express, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se në takimin e fundit që ndodhi të enjtën që lamë pas, nga LDK kanë deklaruar se do t’i mbledhin organet e partisë për të shqyrtuar ofertën e LV-së.

“Nga takimi i herës së fundit mbeti që LDK të mbledhë organet e saj për të shqyrtuar ofertën e Lëvizjes, tash jemi në pritje kur të mblidhen ata. Sepse siç e ka deklaruar dje Kryetari Kurti ne jemi të gatshëm të mblidhemi e te mbyllemi deri në arritje të marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e LV-së, për Express.

Mirëpo, ndryshe po deklarohen në LDK. Sot gjatë ditës, në një prononcim për media, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë ofertën e vet, e mbetet nga LV-ja të vendos a do të pranojë të njëjtën./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.