Mustafa pas takimit me Jahjagën: Mirëpres iniciativën e presidentes për zgjidhjen e krizës

Kryeministri Isa Mustafa ka përfunduar takimin me Presidenten Atifete Jahjaga.Pas takimit, Isa Mustafa në një prononcim të shkurtër ka thënë se e mirëpret iniciativën e Presidentes për zgjidhjen e krizës politike në vend, njofton Klan Kosova.
Mustafa nuk ka dhënë detaje se a ka përafrim qëndrimesh mes pozitës e opozitës, mirëpo ka thënë se ftesa e tij për partitë opozitare mbetet dhe është në fuqi.
Pas takimit me opozitën, Jahjaga takohet me kryeministrin
Pas takimit që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pati me tre liderët opozitar, asaj në konak i ka shkuar edhe kryeministri Isa Mustafa.
KosovaPress njofton se tashmë i pari i Qeverisë, Isa Mustafa dhe presidentja Jahjaga janë duke zhvilluar një takim.
Ndryshe, gjatë orëve të paradites presidentja Jahjaga ka takuar liderët opozitar.
Pas takimit me të, tre liderët opozitar kanë thënë se ata vazhdojnë të kërkojnë anulimin e dy marrëveshjeve dhe lirimin e të burgosurve politikë.
“Presidentja me Kushtetutën ka rol uniteti dhe këtë duhet ta paraqes”, ka thënë Visar Ymeri i VV-së.