Fundamenti

Mustafa: Pas Demarkacionit, riformatimi i Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se procesi i riformatimit të Qeverisë, do të fillojë pas Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit për mënyrat e riformatimit, por bëri të ditur, se kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve.

Ai është shprehur i bindur se me të përfunduar çështja e Demarkacionit, do të kryhet edhe riformatimi.

Mustafa ka thënë se deri më 1 shtator, kur Demarkacioni me Malin e Zi të dërgohet në Kuvend, do të shfrytëzojnë kohën dhe të komunikojnë me opinionin, në mënyrë që të ketë sa më shumë informata, që me këtë marrëveshje, Kosova nuk humbë asnjë pëllëmbë tokë. Por, shprehet i bindur se më 1 shtator, Demarkacioni do të jetë i përfunduar.

ARKATANA

Sipas tij, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ka ofruar të gjitha dëshmitë, pa marrë parasysh, çka thonë të tjerët.

“Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë. Pres që deputetët ta votojnë, sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë kufijtë ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri.

Ai thotë se nuk do të rrezikojnë që qytetarët të mbesin të mbyllur, pasi Demarkacioni është një ndër kriteret për liberalizimin e vizave./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.