UBT

Mustafa: Partitë Popullore Evropiane mbështetësin Kosovën në rrugën integruese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Isa Mustafa është duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të EPP-së në Maltë, kur po marrin pjesë edhe liderët e vendeve evropiane.Mustafa tha se në Maltë ka marrë mbështetje nga Evropa për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Mustafës:

Gjatë punimeve të sotme të Kongresit të EPP-së në Maltë, liderët e vendeve evropiane, të mekanizmave të BE-së si dhe të partive më të fuqishme të qendrës së djathtë nga të gjitha vendet evropiane, po vazhdojnë diskutimet për të ardhmen e Evropës.

Mobi Casa

Pata mundësinë të takohem me personalitete të rëndësishme, të cilët konfirmojnë përkrahjen e tyre të plotë për Kosovën dhe rrugën integruese evropiane të saj.

Është fat i madh për vendin në këtë fazë, që LDK është pjesë e Familjes më të madhe politike evropiane, roli i të cilës është vendimtar për të ardhmen e BE-së dhe proceset integruese.

Andaj, me kënaqësi mund të them se Partitë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, po e përkrah fuqishëm rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.