Fundamenti

Mustafa: Parlamenti Evropian përkrahje të madhe për proceset integruese të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bruksel – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, u takua me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Në takim u bisedua për proceset eurointegruese të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e vazhdueshëm të zhvillimeve të tjera në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, theksoi se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret dhe rekomandimet për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përveç të tjerave, do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe qarkullim të shtuar ekonomik, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri.

ARKATANA

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen tejet të madhe të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetes Lunacek.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, theksoi mbështetjen e saj të mëtejshme për Kosovën, duke vlerësuar proceset në Kosovë.

Gjatë ditës në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takohet edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini dhe me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP) , Joseph Daul./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.